Barcelona në garë me kohën – regjistrimi i lojtarëve në rrezik
Klubi i FC Barcelona vazhdon të përballet me sfida serioze financiare, duke mos qenë në gjendje të regjistrojë portierin Joan Garcia, pavarësisht largimit të mbrojtësit Inigo Martinez drejt Al-Nassr në Arabinë Saudite.
Martinez, i cili kishte një pagë prej rreth 14 milionë euro në sezon, u largua si pjesë e një marrëveshjeje që i lejonte të transferohej nëse merrte një ofertë të rëndësishme nga jashtë Evropës. Megjithatë, sipas rregullave të La Liga-s, Barcelona nuk mund të përdorë të gjithë shumën e liruar për regjistrime të reja, pasi nuk është ende nën rregullin financiar 1:1, që do t’i lejonte të investonin tërësisht shumën e kursyer.
Pse Joan Garcia nuk mund të regjistrohet:
- Barcelona mund të përdorë vetëm 60% të shumës së liruar, që nuk mjafton për të mbuluar amortizimin e transferimit prej 25 milionë euro nga Espanyol.
- Klubi po pret validimin e palcove VIP në Camp Nou dhe një vendim mjekësor për Ter Stegen, që mund të hapë rrugë për regjistrimin e Garcia-s.
Situata e klubit:
- Përveç Garcia-s, edhe lojtarë si Marcus Rashford, Gerard Martín dhe Marc Bernal janë në pritje të regjistrimit.
- Barcelona po garon me kohën për të përgatitur skuadrën para nisjes së sezonit të ri në La Liga.
Flaka














