Haxhiu: Mickoski mori ndihmën e Kurtit – gjuhën dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve i ka kthyer në armë politike

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Gusht, 2025 11:27

Haxhiu: Mickoski mori ndihmën e Kurtit – gjuhën dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve i ka kthyer në armë politike

Analisti politik Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, duke e lidhur situatën aktuale me rolin e Ali Ahmetit dhe ndryshimet në raportet e forcave politike, shkraun mes të tjarash Baton Haxhiu në një publikim të tij të fundit, transmeton Flaka.

“Nëse ka një moment lavdie për Ali Ahmetin në gjithë këtë rrugëtim të gjatë politik, ai ndodhi atëherë kur foli në Prishtinë për UÇK-në, për bashkimin kombëtar dhe për gjakimin e lirisë në të gjithë hapësirën shqiptare,” tha Haxhiu.

Ai e cilësoi atë fjalim si një çast historik.

“Ishte një çast ku historia, megjithë dyshimet dhe mëkatet, iu fal përballë emblemës që përfaqësonte. Ai foli me patos, me ndërgjegje dhe me një ton që e njeh vetëm njeriu që ka përjetuar përplasjen me vdekjen dhe me të pamundurën,” theksoi analisti.

Haxhiu u ndal edhe te roli i kryeministrit Hristijan Mickoski.

“Mickoski, një figurë që deri dje lëvizte me fjalor folklorik dhe me mimikë të akullt, sot është duke ndërtuar shtetin e tij, një shtet ku shqiptarët janë të shpërbërë, të përçarë, të poshtëruar dhe pa fuqi reale politike,” u shpreh ai.

Ai shtoi se lideri i VMRO-së e ka kthyer gjuhën dhe urrejtjen në mjet politik.

“E di që nuk e ka gjakun e nacionalistëve të vjetër, por po e shet gjuhën dhe urrejtjen si kartë politike, dhe ajo që është më tragjike, është se po ia blejnë,” tha Haxhiu.

Duke analizuar gjendjen e shqiptarëve, ai tha: “Shqiptarët në Maqedoni janë ndarë në copa, në emër të reformës dhe moralit, me liderë që s’dalin dot as në një betejë fjalësh. Mickoski po shfaqet si stabiliteti i ri, si qetësia që vjen pas përçarjes, si figura që nuk ka më nevojë as të kërcasë dhëmbët. Sepse shqiptarët ia bënë punën vetë.”

Haxhiu rikujtoi edhe marrëveshjen e pashkruar midis komuniteteve etnike.
“Ali Ahmeti kërkoi të hyjë në qeveri sepse kishte dalë i pari në zgjedhje. Kjo ka qenë marrëveshja e heshtur midis komuniteteve – kush del i pari në bllokun e vet etnik, ai ndërton qeverinë. Por këtë rregull të pashkruar, VMRO-ja vendosi ta shkelë,” tha ai.

Ai theksoi se në këtë plan, Mickoski ka pasur mbështetje nga jashtë.

“VMRO-ja mori ndihmën e çmuar të Albin Kurtit. Sepse asgjë nuk e dobësoi Ali Ahmetin më shumë sesa krijimi i ‘Vlen’-it si një koncept jo politik, por si një aleancë kundër figurave që përfaqësonin historinë, lidhjet me Shqipërinë dhe Kosovën dhe idenë e luftëtarit në politikë. Kjo aleancë ishte e ndërgjegjshme që fuqinë nuk e kishte, por legjitimitetin ia merrte vetëm nga urrejtja ndaj Ahmetit dhe Menduh Thaçit. Dhe ia arriti,” përfundoi Haxhiu.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Gusht, 2025 11:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.