VLEN garon në Gostivar me ish zyrtarin e BDI-së, Sebaedin Dauti – mik i ministrit Azir Aliu!

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Gusht, 2025 00:12 Përditësuar

VLEN garon në Gostivar me ish zyrtarin e BDI-së, Sebaedin Dauti – mik i ministrit Azir Aliu!

Liderët dhe funksionarët e koalicionit VLEN, në një takim të mbajtur sot në Gostivar, vendosën që Sebaedin Dauti të jetë kandidati për Kryetar të Komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Duati ka qenë ish zyrat i BDI-së dhe ka qenë edhe drejtues i Policisë së Gostivarit. Njihet si person i afërt i ministrin të shëndetësisë, Azir Aliu. Ky i fundit u akuzua nga media për punësimin e dhëndrit të tij, Dritan Dauti në Kabinet. Pikërisht Dauti është pasardhësi i kandidatit të nominuar nga VLEN, Sebaedin Dautit.

“Me këtë vendim, VLEN jo vetëm që prezanton kandidatin më të denjë, por vulos fitoren e tetorit në çdo cep të Gostivarit”, thuhet në kumtesën e koalicionit VLEN.

Sipas VLEN-it, Dauti është një profesionist i respektuar me përvojë të pasur dhe të dëshmuar në fushën e drejtësisë dhe sigurisë publike. I lindur dhe rritur në Gostivar, ai ka ndërtuar karrierën mbi “themelet e ndershmërisë, drejtësisë dhe shërbimit të palodhur për qytetarët”.

Diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Sebaedin Dauti ka shërbyer si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës Themelore të Gostivarit, duke fituar, siç thekson VLEN, “besimin dhe respektin e të gjithë gostivarasve”. Prej më shumë se një dekade ai ushtron profesionin e noterit me “përkushtim, korrektësi dhe integritet të padiskutueshëm”.

Përvoja e tij përfshin edhe pozita të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në strukturat e rendit e sigurisë, ku, sipas VLEN-it, “ka treguar aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe vizion strategjik”. Dauti ka qenë gjithashtu shef i Policisë së Gostivarit pas vitit 2002, pas mbarimit të detyrës kryeshef, ka qenë Inspektor në SPB – Gostivar deri në vitin 2008, ku dhe zgjodh gjykatës në Gjykatën themelore të Gostivarit.

“I njohur për komunikim të hapur, vendosmëri dhe aftësi për të bashkuar të gjitha shtresat e shoqërisë, Sebaedin Dauti përfaqëson modelin e liderit modern që bashkon dhe udhëheq me përgjegjësi”, theksohet në kumtesë.

“Me Sebaedin Dautin në krye, Gostivari do të ketë udhëheqjen që meriton – transparente, të përgjegjshme dhe vizionare. Sot, VLEN i jep qytetit garancinë e fitores dhe fillimin e një epoke të re zhvillimi. Fitorja është e jona, tetori është i Gostivarit”, përfundon deklarata e koalicionit. Dauti më herët ka qenë zyrtar i BDI-së, ndërsa para forimimit të kësaj partie, ka dhënë kontribut edhe në PPD. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Gusht, 2025 00:12 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.