Ditë e kombshme për Tetovën: Dy ngjarje tragjike brenda pak orësh – 2 persona të vdekur, 4 të plagosur

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 16:29

Ditë e kombshme për Tetovën: Dy ngjarje tragjike  brenda pak orësh – 2 persona të vdekur, 4 të plagosur

Tetova është tronditur sot nga dy ngjarje të rënda me pasojë humbjen e jetëve njerëzore, duke rritur shqetësimin për sigurinë dhe gjendjen e institucioneve në qytet.

Rasti i parë ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur një 30-vjeçare nga fshati Kopanicë humbi jetën në Repartin Infektiv të Spitalit Klinik të Tetovës, vetëm pak orë pasi ishte shtruar për trajtim. Sipas SPB-Tetovë, rasti u raportua nga J.S., familjar i viktimës, i cili pretendon se e ndjera S.S. “nuk ka marrë ndihmën e duhur mjekësore”, çka mund të ketë çuar në humbjen e jetës së saj rreth orës 03:20.

Menjëherë pas njoftimit, policia dhe prokurori publik kanë ngritur një ekip hetimor për zbardhjen e rrethanave, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka hapur sërish debatin për cilësinë e shërbimeve shëndetësore në vend.

Ngjarja e dytë ndodhi rreth orës 12:30 në kryqëzimin e rrugëve “Ilindenska” dhe “Blagoja Toska”, ku një përleshje me armë mes personave në dy automjete përfundoi edhe me një aksident trafiku. Të dy automjetet u larguan nga vendngjarja – njëri drejt rrugës “113”, tjetri në drejtim të panjohur.

Policia ka identifikuar një Ford Fiesta me targa të çregjistruara, pronë e një 19-vjeçari nga fshati Gajre, dhe një Volkswagen Golf me targa të Tetovës, pronë e një 46-vjeçari nga qyteti. Brenda Golf-it u gjet një person i pajetë me plagë nga armë zjarri.

Nga të shtënat janë plagosur gjithsej katër persona:

  • Një vajzë e mitur nga Tetova, që po trajtohet në Spitalin Klinik të Tetovës.
  • Dy persona, O.O. (34) dhe R.T., të transportuar me urgjencë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.
  • Një kalimtar i rastit, A.S. (60) nga Tetova, gjithashtu i dërguar në Shkup.

Prokuroria Publike e Tetovës, së bashku me ekipet e SPB-Tetovë, po kryejnë ekspertizën në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim të gjerë për identifikimin e të përfshirëve dhe motivin e përleshjes.

Këto dy ngjarje të njëpasnjëshme kanë krijuar një atmosferë të rënduar në qytet, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë publike dhe funksionimin e institucioneve jetike. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 16:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.