Nasir Tours mohon raportimet për incidentin me pasagjerët në Austri

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 18:09 Përditësuar

Nasir Tours mohon raportimet për incidentin me pasagjerët në Austri

Një grup udhëtarësh që ishin nisur nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për disa orë në Austri, pasi autobusi i një kompanie private pësoi defekt teknik. Sipas njërit prej udhëtarëve, situata ka qenë e rrezikshme. Ata pretendojnë se janë djegur dy gomat e pasme.

“Për pak kemi shpëtuar,” tha ai për TV21, duke shtuar se pritja ka zgjatur rreth 15 orë.

Por nga kompania Nasir Tours reaguan përmes një komunikate, duke e cilësuar lajmin e publikuar si të pasaktë.

“Autobusi nuk ka pasur asnjë zjarr. Bëhej fjalë për një defekt teknik të vogël, i cili ndodhi rastësisht gjatë udhëtimit,” thuhet në reagim.

Kompania sqaron se defekti ndodhi në një ditë të dielë, kur serviset dhe dyqanet e pjesëve ishin të mbyllura, gjë që e zgjati kohën e ndërhyrjes.

“Defekti u riparua në momentin e parë të mundshëm dhe autobusi vazhdoi rrugën me të gjithë udhëtarët. Nuk ka pasur pritje 15-orëshe dhe mbi të gjitha – nuk ka pasur asnjë moment rrezik për jetën apo shëndetin e pasagjerëve,” thekson Nasir Tours.

Kompania u kërkon ndjesë udhëtarëve për çdo shqetësim, duke theksuar se vonesat, pavarësisht kontrolleve teknike të rregullta, mund të ndodhin gjatë udhëtimeve.

“Autobusi ynë, në momentin e nisjes, ka qenë në gjendje të përkryer teknike, i kontrolluar dhe i gatshëm për udhëtim,” thuhet në deklaratë.

Nasir Tours mbyll reagimin me një mesazh për udhëtarët:

“Për ne, çdo udhëtar është i rëndësishëm dhe çdo udhëtim është një përgjegjësi e madhe. Nuk lejojmë që lajmet e pasakta të njollosin punën dhe sakrificën e dhjetëra punonjësve tanë. Falënderojmë udhëtarët tanë për mirëkuptimin dhe mbështetjen, dhe premtojmë se do të vazhdojmë të punojmë për ta mbajtur ‘Nasir Tours’ sinonim të udhëtimit të sigurt dhe të rehatshëm.” Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 18:09 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.