Osmani paralajmëron luftë pa kompromis kundër ndërtimeve ilegale në Çair

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 15:12

Osmani paralajmëron luftë pa kompromis kundër ndërtimeve ilegale në Çair

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, në paraqitjen e tij të fundit në televizion theksoi rëndësinë e sigurisë dhe drejtësisë për qytetarët, veçanërisht për ata që janë mashtruar nga ndërtimet pa leje. “Qytetarët që kanë kursyer gjithë jetën për të blerë një banesë dhe janë mashtruar me ndërtime pa leje, nuk do të jenë viktima të asnjë vendimi që do ta marrim ne në komunë. Ata nuk do të jenë viktima”, theksoi Osmani.

Prioriteti i parë për Bujar Osmanin, nëse zgjidhet kryetar komune, do të jetë verifikimi i sigurisë së të gjitha ndërtesave, veçanërisht i atyre që janë ndërtuar ilegalisht. “Spekulimet se nuk janë respektuar ligjet dhe rregullat për statikën dhe sigurinë janë serioze. Nesër mund të ndodhë një zjarr apo tërmet, dhe kjo mund të rezultojë me viktima të panumërta,” deklaroi Osmani. Ai shtoi se nëse ndonjë nga këto ndërtesa nuk është e sigurt, do të merren masa për sigurimin e tyre.

“Nuk do të ketë më ndërtime pa leje në Çair!”, u shpreh kategorikisht Osmani, duke shtuar se nga dita kur ai do të hyjë në Komunën e Çairit, ndërtime pa leje nuk do të lejohen më. “Ndërtimet ligjore mbi bazë të planeve duhet të ekzistojnë, por nuk do të lejohen ndërtime jashtë planit,” deklaroi Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se nuk do të tolerohen më shantazhe ndaj atyre që veprojnë në mënyrë të ligjshme në procesin e legalizimit të objekteve. “Për të gjitha objektet legale do të ofrojmë mbështetje, por jo për ata që veprojnë kundër ligjit dhe kundër sigurisë,” shtoi Osmani. Me këtë deklaratë, Bujar Osmani thotë se premton një komunë të sigurt dhe të drejtë në Çair, ku Ligji dhe siguria do të jenë në vend të parë për të gjithë qytetarët.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 15:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.