Vetëm deri në orën 9 të mëngjesit – 22 zjarre në hapësira të hapura në vend

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 11:14

Vetëm deri në orën 9 të mëngjesit – 22 zjarre në hapësira të hapura në vend

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka njoftuar se vetëm sot, deri në orën 09:00, në territorin e vendit janë regjistruar 22 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave një është ende aktiv, ndërsa 21 janë shuar.

“Aktualisht i vetmi zjarr aktiv është në Komunën e Brodit, në Parkun Kombëtar ‘Jasen’, ku po digjet një pyll i përzier”, informon QMK, përcjell Flaka Media.

Sipas njoftimit, zjarret e shuar janë regjistruar në këto lokacione:

  1. Tetovë – f. Ozormishtë dhe f. Tezhet (vegjetacion i ulët)
  2. Strumicë – f. Smollarë (vegjetacion i ulët)
  3. Novaci – afër REK Manastir (vegjetacion i ulët)
  4. Veles – f. Otovicë (vegjetacion i ulët)
  5. Gostivar – pranë firmës “Mizrashe” (vegjetacion i ulët)
  6. Karbinc – f. Krupishtë (vegjetacion i ulët)
  7. Manastir – f. Bratindol (vegjetacion i ulët)
  8. Prilep – Kazerma Prilep (vegjetacion i ulët)
  9. Prilep – f. Debreshtë (vegjetacion i ulët)
  10. Prilep – f. Llopaticë (vegjetacion i ulët)
  11. Kumanovë – pranë pagesës së rrugës KU-SK (vegjetacion i ulët)
  12. Tetovë – f. Sllatinë (vegjetacion i ulët)
  13. Jegunovcë – f. Shemshovë (vegjetacion i ulët)
  14. Gostivar – f. Simnicë (mbeturina të djegura)
  15. Tetovë – pranë stacionit hekurudhor (mbeturina të djegura)
  16. Saraj – f. Radushë (vegjetacion i ulët)
  17. Rankovcë – (vegjetacion i ulët)
  18. Kërçovë – f. Crvivcë (vegjetacion i ulët)
  19. Vallandovë – (vegjetacion i ulët dhe plantazh)
  20. Tetovë – f. Xhepçisht (vegjetacion i ulët)
  21. Studeniçan – f. Malçisht (vegjetacion me shkurre të ulëta)

“Njësitë zjarrfikëse dhe ekipet e QMK-së janë në terren për monitorim dhe reagim të shpejtë në rast se zjarret riaktivizohen”, thekson Qendra për Menaxhim me Kriza. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 11:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.