Elon Musk vs Apple – Lufta për dominim në App Store

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2025 15:20

Elon Musk vs Apple – Lufta për dominim në App Store

Pronari i SpaceX, Tesla dhe platformës “X”, Elon Musk, ka paralajmëruar veprime ligjore kundër Apple, duke e akuzuar kompaninë për shkelje të ligjeve antitrust. Sipas Musk, Apple ka refuzuar të përfshijë aplikacionet “X” dhe chatbot-in e inteligjencës artificiale “Grok” në seksionin “Must-Have” të App Store-it, pavarësisht se “X” është aplikacioni më i përdorur për lajme dhe “Grok” renditet i pesti në listën e përgjithshme.

“Ej, Apple App Store, pse refuzoni ta vendosni ‘X’ ose ‘Grok’ në seksionin tuaj ‘E detyrueshme’? A po luani politikë? Çfarë fitoni?”, shkroi Musk në platformën X.

Sipas tij, Apple po favorizon OpenAI dhe ChatGPT, duke e bërë të pamundur për çdo kompani tjetër të AI-së të arrijë në krye të renditjes së aplikacioneve. Musk deklaroi se startup-i i tij xAI do të ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore.

Apple nuk ka reaguar zyrtarisht, por kjo nuk është hera e parë që përballet me akuza për praktika monopoliste. Në prill, Komisioni Evropian e gjobiti me 500 milionë euro për pengimin e zhvilluesve që të ofrojnë alternativa jashtë App Store-it.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2025 15:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.