RMV – Ligji i ri për media njeh portalet si media, por shumica ende jashtë regjistrit

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2025 07:23 Përditësuar

RMV – Ligji i ri për media njeh portalet si media, por shumica ende jashtë regjistrit

Deri më tani gjithsej 35 portale online në nivel nacional dhe 14 portale të vogla apo të specializuara janë regjistruar në Regjistrin e botuesve të mediave online pranë Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AVMU). Kjo procedurë u bë e mundur pas ndryshimeve të fundit në Ligjin për Media, i cili për herë të parë i njohu portalet si media.

Megjithatë, ky numër përfaqëson vetëm rreth 10 për qind të portaleve që kishin aplikuar për të marrë mjete shtetërore për reklama të partive politike gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Shifrat nga zgjedhjet e kaluara

Për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) kishin aplikuar një rekord prej 249 mediash online për reklama të paguara politike, ndërsa në vitin 2020 numri ishte 235. Vetëm për fushatën e vitit 2024, partive politike iu shpërndanë gati 4 milionë euro për reklama, prej të cilave një pjesë e konsiderueshme iu dedikua portaleve.

Rekomandimet e revizorëve

Enti Shtetëror i Revizionit, në raportin për zgjedhjet e vitit 2024, theksoi nevojën për ndryshime të mëtejshme në Kodin Zgjedhor. Revizorët kërkuan:

  • të përcaktohen kritere të qarta që duhet t’i plotësojnë mediat elektronike për të aplikuar për reklama politike,
  • të vendosen rregulla precize për shpërndarjen e mjeteve buxhetore,
  • dhe të caktohet një organ kompetent që do të mbikëqyrë mënyrën se si portalet online e pasqyrojnë fushatën zgjedhore.

Detyrimet e portaleve të regjistruara

Sipas ligjit të ri, portalet që futen në regjistër kanë disa detyrime ligjore dhe administrative:

  • të kenë domen vendor (.mk ose .mkd),
  • seli dhe redaksi në Maqedoni,
  • të publikojnë të dhëna për pronësinë, kompaninë dhe stafin,
  • të dorëzojnë një herë në vit në AVMU raporte për strukturën pronësore dhe redaksionale, të hyrat dhe shpenzimet, si dhe për numrin e të punësuarve.

Gjithashtu, portalet nacionale duhet të kenë së paku dy të punësuar me orar të plotë, ndërsa portalet e vogla ose të specializuara – një të punësuar dhe një person me kontratë.

 Agjencia e Lajmeve Flaka është regjistruar si media online në nivel nacional në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

“Plotësuam 100% kushtet nga rregullorja për formën dhe përmbajtjen e aplikimit për regjistrim në Regjistrin e botuesve të mediave online dhe për mënyrën e udhëheqjes së këtij regjistri. Realisht, këto kushte neve si kompani mediatike i kemi përmbushur që në fillim të funksionimit. Që para 9 vitesh kemi pasur subjekt të regjistruar juridik si Shoqëri për botimin e gazetës elektronike dhe veprimtari gazetareske, kemi qenë transparentë me redaksinë, personin përgjegjës, kryeredaktorin, çmimoren e marketingut, kontaktin dhe adresën e kompanisë. Si media online në nivel republikan kemi pasur obligim të kemi të angazhuar dy kuadro me orar të plotë dhe sigurim shëndetësor e pensional. Edhe këtë kusht e kemi plotësuar,” tha kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku.

Ai shton se ky hap përbën një moment të rëndësishëm për rregullimin e medias online në vend.

“Llogarisim që me ligjin e ri për media kemi kaluar në një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të medias online në vend,” deklaroi Zenku.

Qëllimi i ndryshimeve ligjore

Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Media synon të forcojë konkurrencën në hapësirën mediatike dhe të zgjidhë problemet ekzistuese me portalet online. Me këtë kornizë ligjore të re, portalet njihen zyrtarisht si media, duke u përcaktuar rregulla të qarta për themelimin, funksionimin dhe regjistrimin e tyre. Flaka Media

Lexo edhe: Flaka plotëson kriteret ligjore dhe regjistrohet si media online – nacionale në Agjencinë e Mediave

Vetëm portalet e regjistruara do të kyçen në fushatën zgjedhore – Flaka mes tre të vetmeve në gjuhën shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2025 07:23 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.