Vetëm portalet e regjistruara do të kyçen në fushatën zgjedhore – Flaka mes tre të vetmeve në gjuhën shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2025 00:08

Vetëm portalet e regjistruara do të kyçen në fushatën zgjedhore – Flaka mes tre të vetmeve në gjuhën shqipe

Kuvendi për nesër ka caktuar seancë me një pikë të vetme në rend dite – ndryshimet në Kodin Zgjedhor me procedurë të shkurtuar, që mes tjerash rregullojnë pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale, shkruan Flaka Media

Në vend të pragut aktual prej 1 për qind, ndryshimet parashikojnë që kur dorëzuesi i listës së kandidatëve për deputetë është grup votuesish, të mblidhen të paktën 0,95% të nënshkrimeve nga votuesit e regjistruar në njësinë zgjedhore. Për votimin jashtë vendit, kërkohen të paktën 1.000 nënshkrime të verifikuara në zyrat konsullore, në formular të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Ndryshimet përfshijnë edhe definimin ligjor të portaleve të internetit në përputhje me Ligjin për Mediat dhe harmonizim me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Kjo nënkupton se vetëm portalet e regjistruara në Regjistrin e Mediave Online të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) do të mund të marrin pjesë në proceset zgjedhore, përfshirë raportimin dhe mbulimin e fushatave.

Aktualisht, në nivel shtetëror janë të regjistruara vetëm 35 media online me status nacional dhe 14 të tjera lokale apo me përmbajtje speciale. Në mesin e tyre, Flaka është një nga vetëm tre portalet në gjuhën shqipe të regjistruara si media online në nivel republikan, duke plotësuar të gjitha kriteret ligjore.

Sipas propozuesve të ndryshimeve (grup deputetësh), këto masa synojnë një proces zgjedhor më transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe shmangien e mospërputhjeve në kuadrin ligjor. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2025 00:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.