Zenku: Media të mos hesht – Sot është Nevriu, nesër do të jetë i radhës

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 20:01

Zenku: Media të mos hesht – Sot është Nevriu, nesër do të jetë i radhës

Driton Zenku

Sot është Nevrij Ademi. Nesër mund të jetë kushdo prej nesh. Kjo është thelbi i asaj që ndodhi në Tetovë, ku një gazetar u thirr në polici, iu bë presion dhe iu tentua të merrej mjeti i tij i punës – telefoni. Nuk është vetëm një akt i shëmtuar, por një paralajmërim i rrezikshëm: kushdo që guxon të zbulojë të vërtetat e hidhura për pushtetin, është në shënjestër.

Kjo nuk është çështje personale, nuk është një rast i izoluar. Është model. Dje ishte Ylberi, më parë Top24.mk, sot TetovaSot dhe Nevriu, nesër mund të jetë një tjetër media apo gazetar. Presioni, kërcënimet, shantazhet – janë mjetet e pushtetit kur ndihen të zhveshur para faktit publik.

Në vend të përgjigjeve për aferat e dyshimta me shitjen e pronave publike, privatizimet e errëta apo marrëdhëniet e dyshimta me kompani serbe, pushteti zgjedh rrugën e vjetër: të heshtë kritikët. Të frikësojë ata që guxojnë.

Por heshtja nuk është zgjidhje. Heshtja është bashkëfajësi. Nëse sot mbyllim sytë, nesër kur radhën ta kemi vetë, nuk do të ketë kush të flasë për ne. Media nuk është armik i pushtetit, media është zëri i shoqërisë. Dhe nëse ky zë tenton të shuar, atëherë shuarja nuk është vetëm e gazetarisë, por e vetë lirisë publike.

Sot kërkohet solidaritet. Jo vetëm nga gazetarët, por edhe nga qytetarët. Sepse ajo që u ndodh mediave kritike nuk është thjesht luftë për “një portal” apo “një gazetar”, por betejë për të drejtën e secilit prej nesh për të ditur të vërtetën.

Prandaj: media të mos hesht. Sepse sot është Nevriu, nesër do të jetë i radhës. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 20:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.