Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 14:17 Përditësuar

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media.

Çfarë kontratash lidhen aty dhe nga çfarë burimesh finançohet instituti? Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje urgjente, pasi po keqpërdoret emri i liderit tonë shpirtëror, Arbër Xhaferi. Nëse nuk do të kenë guximin të japin përgjigje, faktet dhe dokumentet që do të paraqiten në ditët në vijim do të jenë shkatërruese për klanet e VLEN-it dhe do të përbëjnë një bazë të kristaltë për procesim nga Prokuroria Publike”, pyesin nga atje.

Aleanca për Shqiptarët, vijon kumtesa, nuk ka qenë dhe nuk është lakmitare e pushtetit, pozicioneve apo pagave të larta, pasi qëndrim i saj gjithmonë ka qenë i bazuar në parime, demokraci, drejtësi dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

“ASH u largua vullnetarisht nga qeveria për të mbrojtur këto vlera, ndërsa lakmitarët dhe vazalët e pushtetit kanë emër dhe lidhen direkt me grupimin politik VLEN, përfundon kumtesa nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 14:17 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.