Policia Kufitare ka vënë në pranga një 25-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, me qëllim ekstradimin e tij në Zvicër. Sipas njoftimit zyrtar, i riu, me inicialet M. B., banues në Itali, ishte dënuar nga Gjykata e Luzernit me 27 muaj burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arrestimi u krye në Portin e Durrësit, pas informacioneve të inteligjencës policore se ai do të udhëtonte drejt Italisë. Shërbimet kufitare intensifikuan kontrollet dhe e kapën në tentativë për të dalë nga Shqipëria.
Interpol Tirana po bashkëpunon ngushtë me autoritetet zvicerane për finalizimin e procedurave të ekstradimit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
21 Gusht, 2025 17:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.