Selimi: Shqiptarët mbi 29.5%, maqedonasit zbritën në 54% – prandaj manipulohet regjistrimi

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Gusht, 2025 08:57

Selimi: Shqiptarët mbi 29.5%, maqedonasit zbritën në 54% – prandaj manipulohet regjistrimi

Gazetari Kasam Selimi ka reaguar ashpër ndaj manipulimeve të fundit zgjedhore, duke i cilësuar vendimet e KQZ-së si të jashtëligjshme.

“Kjo u dhemb pushtetarëve hileqar maqedonas dhe për këtë arsye e mohojnë numrin e përgjithshëm zyrtar të popullsisë në Maqedoninë e Veriut,” – thekson Selimi.

Ai rikujtoi se me regjistrimin e vitit 2021, përbërja etnike ndryshoi dukshëm:

  • Shqiptarët nga 25.17% shkuan në mbi 29.52%
  • Maqedonasit nga 65.17% zbritën në 54.21%

“Komuna e Çashkës, Komuna e Dollnenit dhe Komuna e Jegunovcës zyrtarisht për nga përqindja u bënë tre komunat e reja me shumicë shqiptare. Herën tjetër, gjasat janë shumë të mëdha që edhe 6-7 komuna tjera të bëhen me shumicë shqiptare,” – shtoi ai.

Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, Selimi akuzoi KQZ-në për shkelje flagrante:

“Nuk kishte konsensus, nuk kishte vendim – kishte vetëm votim të jashtëligjshëm. Ulja e numrit të këshilltarëve komunalë është jashtëligjore.”

Sipas nenit 31 të Kodit Zgjedhor, vendimet që prekin interesat e minoriteteve kërkojnë konsensus, jo thjesht shumicë votash. Në mungesë të konsensusit, theksoi Selimi, vendimi konsiderohet i pamiratuar dhe i kontestueshëm në Gjykatën Administrative e më pas në Gjykatën e Lartë Administrative. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Gusht, 2025 08:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.