Bayern Munich ka zhvilluar dje një mbledhje të rëndësishme mbi strategjinë e merkatos, ku drejtuesit kanë vendosur të ndjekin linjën e huazimeve pa detyrim blerjeje, ose me detyrim vetëm nëse marrëveshja shihet si plotësisht e leverdishme.
Sipas burimeve pranë klubit, sulmuesi i Chelseat, Nicolas Jackson, ka dhënë “ok” për t’u transferuar në Mynih, edhe pse preferenca e tij fillestare ishte të qëndronte në Premier League. Pengesa kryesore mbetet akordi mes dy klubeve.
Chelsea aktualisht e vlerëson sulmuesin senegalez në 90-92 milionë euro, ndërsa për Christopher Nkunku kërkon 40-42 milionë euro. Këto shifra po e bëjnë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje, pasi Bayern është e vendosur të mos bëjë shpenzime të mëdha në këtë fazë të merkatos.
Negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa tifozët e të dyja klubeve presin me interes zhvillimet e fundit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
26 Gusht, 2025 11:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.