“Stop gjuhës së urrejtjes” – mesazh i fuqishëm rrugëve të Shkupit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2025 20:42

“Stop gjuhës së urrejtjes” – mesazh i fuqishëm rrugëve të Shkupit

Në rrugët e Shkupit janë vendosur mbi 50 shenja komunikacioni të transformuara me një porosi të veçantë: “Stop gjuhës së urrejtjes”. Në vend të sinjalit klasik të ndalimit për automjetet, këto shenja i drejtohen qytetarëve me një mesazh shoqëror dhe emocional që synon të ndërgjegjësojë opinionin mbi pasojat e gjuhës së urrejtjes.

Aksioni artistik është pjesë e projektit Rrjeti për Diversitet 2.0 – Agjenda e Re, i zbatuar nga Shoqata për Avancimin e Praktikave të Gazetarisë “Media Inovative – Shkup”, në bashkëpunim me Qendrën për Arte Bashkëkohore – Shkup.

“Shenja STOP është një simbol i qartë që na detyron të ndalojmë çdo ditë. Me këtë ndërhyrje, ne duam të nxisim qytetarët të ndalen për një çast, të lexojnë mesazhin dhe të reflektojnë mbi ndikimin që ka gjuha e urrejtjes në jetën tonë të përbashkët,” – theksojnë organizatorët.

Gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut është shndërruar në një problem alarmant, duke ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet ndëretnike dhe duke nxitur tensione, diskriminim dhe dhunë.

“Siç ekzistojnë rregulla të qarta në komunikacion për të ruajtur sigurinë tonë në rrugë, po ashtu kemi nevojë për rregulla shoqërore që mbrojnë hapësirën publike nga urrejtja. Kjo është një çështje e përbashkët dhe kërkon përgjegjësi të përbashkët,” – shtojnë iniciatorët e aksionit.

Fushata synon të ofrojë një përvojë vizuale dhe simbolike, duke e kthyer hapësirën publike në vend dialogu dhe duke i bërë thirrje qytetarëve, institucioneve dhe komunitetit në tërësi që të refuzojnë gjuhën e urrejtjes dhe të ndërtojnë një shoqëri më të sigurt e më gjithëpërfshirëse. Flaka

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2025 20:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.