Roykind: Çairi është një organizëm i gjallë që duhet të rritet dhe të zhvillohet

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shtator, 2025 21:43

Roykind: Çairi është një organizëm i gjallë që duhet të rritet dhe të zhvillohet

Arkitekti me famë botërore nga Meksika, Michel Roykind, i cili po qëndron në Shkup, e prezantoi vizionin e tij për Çairin, të titulluar “Vizioni Çair 2040”. Në partneritet me kandidatin për kryetar komune të Çairit, Bujar Osmani, ai paraqiti planin strategjik për një rilindje të plotë urbanistike, me të cilin Çairi radhitet në mesin e vizioneve të tij urbane bashkë me Mexico City, Kopenhagën dhe një sërë metropolesh botërore.

Pas prezantimit, Roykind deklaroi për mediat:
“Gjëja më e rëndësishme është të kuptohet se kjo nuk lidhet me një mandat politik. Kjo është për qytetarët, për të gjithë ne, për njerëzimin në tërësi. Të gjithë jemi lodhur nga njerëz që mendojnë brenda kornizës së katër apo pesë viteve. Çairi duhet të shihet si një organizëm i gjallë që duhet të funksionojë më mirë.”

Ai shtoi:
“Ndërhyrjet e vogla krijojnë besim të madh. Kur qytetarët shohin se diçka lëviz, lind shpresa, entuziazmi dhe ndjenja se e ardhmja sjell përfitime për të gjithë, jo vetëm për grupe të caktuara, por për tërë komunitetin. Pyetja më e rëndësishme është: si krijon mirëqenie dhe dinjitet për secilin?”

Arkitekti e krahasoi Çairin me përvojat e Kopenhagës dhe Mexico City-t:
“Është një proces që zgjat vazhdimisht. Zhvillimi urban nuk mbaron për pesë apo gjashtë vjet. Qytetet janë organizma të gjallë që rriten dhe ndryshojnë vazhdimisht. Ajo që ka funksionuar dikur, sot nuk është më e mjaftueshme. Prandaj duhet të kemi një vizion që përshtatet vazhdimisht, me infrastrukturë më të mirë, me banesa më të mira dhe me mënyra më të mira komunikimi.”

“Dhe pikërisht kjo është bukuria, gjithmonë ekziston një ekip që sheh çfarë nuk funksionon, e rregullojmë, pastaj shembim përsëri, pastaj ndërtojmë përsëri. Ky është jeta e çdo qyteti. Gjëja më qetësuese është vetëdija se dikush gjithmonë kujdeset për ndryshimet, që qyteti të jetë një vend më i mirë për jetesë,” theksoi Roykind.

Me këtë, “Vizioni Çair 2040” u prezantua si një plan që e tejkalon politikën ditore dhe vendos themelet për një rilindje urbane gjeneratash.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shtator, 2025 21:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.