VLEN akuzon BDI-në – Analistët: Frikësohet se po humb votat maqedonase në Tetovë, Gostivar dhe Strugë

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shtator, 2025 09:18 Përditësuar

VLEN akuzon BDI-në – Analistët: Frikësohet se po humb votat maqedonase në Tetovë, Gostivar dhe Strugë

Koalicioni opozitar VLEN ka reaguar ashpër ndaj BDI-së, duke e akuzuar se ka hyrë në ujdi të fshehta me partinë më albanofobe në vend, Levica-n e Dimitar Apasievit. Sipas VLEN-it, kandidatura e Jovana Mojsovskës në Strugë është dëshmi e marrëveshjes së BDI-së me Levicën, me qëllim që të ndalet fitorja e kandidatit të tyre, Mendi Qyrës, në rrethin e parë.

BDI ka zgjedhur të bëhet partner i Levicës. Por qytetarët e Strugës kanë zgjedhur të jenë partnerë të ndryshimit. Dhe më 19 tetor, ky ndryshim do të ndodhë. Struga do të mbyllë një epokë korrupsioni dhe do të hapë një fillim të ri, të pastër e të ndershëm me Mendi Qyrën,” thuhet në reagimin e VLEN-it.

Ky qëndrim, megjithatë, ngre pyetje të reja politike: pse VLEN po reagon me tone kaq të forta pikërisht për pjesëmarrjen e Levicës në zgjedhjet lokale në Tetovë, Gostivar dhe Strugë?

Analistët vlerësojnë se shqetësimi i VLEN-it janë votat maqedonase. Duke denoncuar BDI-në për aleanca me Levicën, VLEN =-i po i prishen matematikat me votat maqedonase.

VLEN e di se për të fituar në qytete të përziera si Tetova, Gostivari apo Struga, nuk mjafton vetëm vota shqiptare. Mesazhi kundër Levicës nuk është i rastësishëm – është një shenjë se VLEN kërkon të fitojë simpati edhe te elektorati maqedonas – respektivisht elektorati i VMRO-DPMNE, lideri i së cilës deklaroi që në komunat me shumicë shqiptare do të përkrahet parneri i koalicionit, VLEN,” thekson Gent Aliu, analist. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shtator, 2025 09:18 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.