Arsovska: VMRO dhe VLEN katër vite i kontrollojnë bordet e ndërmarrjeve publike – Shkupi në kaos partiak

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2025 20:19 Përditësuar

Arsovska: VMRO dhe VLEN katër vite i kontrollojnë bordet e ndërmarrjeve publike – Shkupi në kaos partiak

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka akuzuar se Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” tash katër vite e udhëheq një figurë partiake e dënuar për dy vepra të rënda penale, transmeton Flaka

“Komunalen Higjienën e Shkupit katër vite me radhë e udhëheq kryetarja e Bordit Drejtues nga VMRO, e dënuar përfundimisht për dy krime të rënda,” deklaroi Arsovska.

Ajo reagoi edhe ndaj kryetarit të Partisë së Romëve, Orce Samka Gjorgjievski.

“Tregojani Orce Samkës të mos bëjë porosi. Nëse do që qyteti të jetë më i pastër, mjafton t’i telefonojë shoqes së tyre partiake, Julijana Spirovska. Atëherë nuk do të duhej të luftojë me demonë,” u shpreh Arsovska.

Sipas saj, edhe pse ka dosje penale, personi që ka shkaktuar kaos në ndërmarrje pritet të shpërblehet.

“Kjo grua me dosje penale për kaosin që e shkakton në ‘Higjienën Komunale’, do të shpërblehet me vend si këshilltare në Komunën e Butelit,” theksoi Arsovska.

Ajo akuzoi edhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për shkelje të ligjit.

“Bravo për KSHZ, që me rregullore shkel ligjin dhe me bekimin e tyre persona të dënuar do t’i drejtojnë komunat pas zgjedhjeve,” tha kryetarja e Shkupit.

Në fund, Arsovska potencoi se pas katër viteve menaxhim nga koalicioni qeverisës, gjendja në Shkup është alarmante.

“Katër vite me 500 anëtarë – të gjitha bordet drejtuese, mbikëqyrëse dhe këshillat shkollorë të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të Shkupit i udhëheqin VMRO dhe VLEN. Punëtorët e ndërmarrjes dhe pastruesit po luftojnë me gjithë forcat, por përballen me demonët partiakë të politikanëve të fryrë nga vetëkënaqësia,” përfundoi Arsovska.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2025 20:19 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.