“Ndryshimi sapo ka ardhur përsëriste si papagall Mexhua fjalët që ia thoshte despoti Micko”

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shtator, 2025 11:52

“Ndryshimi sapo ka ardhur përsëriste si papagall Mexhua fjalët që ia thoshte despoti Micko”

Medai Shaholli

Pas prononcimit të kryekomitit Micko, kur tha se DUI duhet të zhduket nga skena politike, doli në tribunë telalli i Mickos dhe “gazda” i Çairit, “gospodin” Mexhiti, që ta konfirmoj thënien e despotit të tij se DUI do të zhduket nga skena politike me debaklin që do të pësoj më 19 tetor.

Tani është epoka e ndryshimit dhe e së ardhmes për shqiptarët me VREDI-n si dalëzotse e interesave kombëtare në këto hapësira, përsëriste fjalët e shefit të tij “gospodini” i Çairit, si telall nga tribuna e konferencës për shtyp.

Ne, thosh Mexhua jemi subjekti që do ta shpëtojmë shqiptarinë nga llumi dhe korrupsioni, do ta shpëtojmë rininë nga bixhozi dhe lëndët narkotike, ku do t’i orinentojmë drejt shkollimit dhe punësimit sipas aftësisë së tyre.

Ne, do i prijmë proceseve të ndryshimit dhe të ardhmes më të ndritur për shqiptarët këtu, vazhdonte kurbati i Çairit si megafon i prishur, megjithse po ecim mbi terren të minuar që na kanë ngritur integristët, këto mina do t’i bëjnë gjëmën vetë integristëve më 19 tetor, duke ikur nga skena politike me turp njëherë e përgjithmonë

Ndryshimi sapo ka ardhur përsëriste si papagall Mexhua fjalët që ia thoshte despoti Micko në prapaskenë, ku ai vazhdonte të broçkullis para mediave se erën e ndryshimit e ndjejnë si të rriturit ashtu edhe fëmijët, se me VREDI-n në krye komunat shqiptare do frymojnë ndryshe nga ata që e kishin mbytur zërin e qytetarit shqiptar në të gjitha fushat e jetës.

Me zhdukjen e DUI-t nga skena politike thosh Mexhua, ndryshimi do të ndriçoje si rrezet e diellit për shqiptarët e “Severnës” sepse në ballë këtij ndryshimi është premieri ynë vizionar Micko.

Por, si kundërpërgjigje e premtimeve të megafonit të kryekomitit Micko në këtë fushatë, një fjalë e urtë shqipe thotë: “Nga e thëna në të bërë, në mes është një det i tërë”!

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shtator, 2025 11:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.