Aleanca për Shqiptarët: Librzat vetëm në maqedonisht, goditja më e rëndë ndaj nxënësve shqiptarë

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shtator, 2025 12:00 Përditësuar

Aleanca për Shqiptarët: Librzat vetëm në maqedonisht, goditja më e rëndë ndaj nxënësve shqiptarë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qeverisë VMRO-VLEN, duke e akuzuar për degradim dhe diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve.

“Skandalet dhe degradimi ndaj shqiptarëve nga qeveria monoetnike VMRO-VLEN nuk kanë të ndalur dhe tashmë kanë prekur çdo pore të organizimit shoqëror,” thuhet në kumtesën e Aleancës.

Sipas tyre, rasti i fundit është regjistruar në shkollën fillore të Shemshovës, ku nxënësve të klasave të para u janë shpërndarë libra vetëm në gjuhën maqedonase. “Kjo është goditja më e rëndë që u bëhet nxënësve shqiptarë, të cilët ende pa mësuar alfabetin e shqipes, detyrohen të përballen me libra vetëm në gjuhë tjetër,” thekson partia.

Aleanca akuzon zëvendësministrin e Arsimit nga radhët e VLEN-it, Lulzim Aliu, për pasivitet. “Ai shfaqet si figurë dekorative, pa fuqi për të ndërhyrë në proceset vendimmarrëse. Interesohet vetëm për rehatinë e zyrës dhe përfitimet personale, ndërsa vendimet i merr ministrja e VMRO-DPMNE-së,” theksohet në reagim.

Duke alarmuar për këtë gjendje, Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje VLEN-it të largohet nga qeveria. “Në të kundërt, përgjegjësia për diskriminimin ndaj shqiptarëve do t’u faturohet atyre,” paralajmëron partia.

Aleanca gjithashtu thekson se më 19 tetor shqiptarët do të japin përgjigjen e parë popullore. “Atë ditë, shqiptarët do të flasin qartë dhe plebishitarisht me mbështetje për Aleancën Kombëtare për Integrim,” thuhet në kumtesë.

“Turpi dhe faqja e zezë do të mbeten mbi VLEN-in, që çdo ditë mbyll sytë para veprimeve të VMRO-DPMNE-së vetëm për të ruajtur një copë pushtet dhe për të shpëtuar nga përgjegjësia penale që i pret. Përgjegjësi do të ketë, dhe secili do të mbajë barrën e fajit për padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve,” përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shtator, 2025 12:00 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.