Bujar Osmani: Çairi është komunë e robëruar, do ta kthejmë në duart e qytetarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2025 23:06

Bujar Osmani: Çairi është komunë e robëruar, do ta kthejmë në duart e qytetarëve

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në fjalimin e tij para banorëve e përshkroi gjendjen aktuale në komunë si alarmante dhe të padenjë për qytetarët që jetojnë aty.

Ai tha se Çairi është i robëruar nga një grup i vogël njerëzish, që e përdorin pushtetin lokal për interesa personale dhe jo për nevojat e qytetarëve.

“Thjesht nuk mundet që 20 vjet kjo komunë të jetë e robëruar nga dy persona që e drejtojnë nga një komunë tjetër. Si të mos jemi të aftë ta drejtojmë komunën tonë me 18.000 banorë? Një komunë e robëruar nga një klikë që e ka fshirë kufirin mes partisë dhe shtetit, dhe që e ka shndërruar komunën në servis të disa individëve, në vend që të jetë servis i qytetarëve,” deklaroi Osmani.

Ai theksoi se Çairi sot përballet me një realitet të hidhur: rrugë të mbushura me mbeturina, parqe të papastra ku luajnë fëmijët, ndërtime komerciale pa leje që ua marrin ajrin dhe ujin qytetarëve, trafik të kolapsuar dhe ndriçim të dëmtuar që e bën jetën e përditshme të pasigurt.

“Ne marrim mesazhe nga qytetarët se ata duan ndryshim. Jo vetëm ndryshim njerëzish, por edhe ndryshim të kulturës politike. Prandaj them se Çairi do të ketë një udhëheqje që do t’ia kthejë dinjitetin, do ta rrisë vlerën e komunës, do ta rrisë vlerën e pronave tuaja dhe do të sigurojë jetë normale për njerëzit që për vite me radhë ishin të privuar, sepse prioritet kanë qenë interesat komerciale të disa individëve,” tha ai.

Osmani prezantoi një plan konkret për ndryshime rrënjësore në komunë:

  • krijimin e një shërbimi higjienik komunal me 120 të punësuar, që do të kujdesen për pastërtinë në çdo rrugë,
  • futjen e transparencës së plotë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të tenderëve,
  • ndalimin e ndërtimeve komerciale pa leje dhe mbrojtjen e qytetarëve që janë mashtruar gjatë blerjes së banesave,
  • urbanizim të planifikuar për të liruar hapësira për gjelbërim dhe zona publike.

“Nuk do të ketë më ndërtime komerciale pa leje. Do të ketë rregull. Për pallate që dikush mendon t’i ndërtojë për të përfituar personalisht, pa paguar taksa, kjo nën udhëheqjen time nuk do të ndodhë kurrë. Nuk do të ndodhë më që Çairi të shpallet komuna më e papastër në Shkup. Misioni ynë është ta kthejmë komunën në duart e qytetarëve, me ndershmëri, disiplinë dhe përkushtim,” përfundoi Osmani. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2025 23:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.