Kasami: E çliruam pushtetin qendror, tani edhe komunat

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2025 22:50

Kasami: E çliruam pushtetin qendror, tani edhe komunat

Kryetari i Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, gjatë konventës promovuese për zgjedhjet lokale, u shpreh i vendosur për të vazhduar betejën politike në nivel lokal, duke e cilësuar si një vazhdimësi të çlirimit të pushtetit nga keqpërdorimi.

“Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që na e keni dhënë dhe jemi të vendosur që bashkë me ju ta çojmë betejën deri në fund. Ashtu siç e çliruam pushtetin qendror nga keqpërdorimi, keqmenaxhimi, vjedhja dhe abuzimi, tash është koha t’i çlirojmë edhe komunat tona,” deklaroi Kasami.

Ai theksoi rolin historik të Tetovës në zgjimin politik të shqiptarëve në vitin 2021, kur, sipas tij, edhe pse në kushte të pafavorshme politike dhe me numra më të vegjël, arritën të sjellin ndryshimin.

“Vij nga një qytet që paralajmëroi zgjimin e shqiptarëve që në vitin 2021. Atëherë ishim më të dobët politikisht dhe më pak në numër, por me plot energji dhe dëshirë për të bërë gjëra të mëdha,” shtoi Kasami, duke lënë të kuptohet se koalicioni VLEN synon të ripërsërisë atë sukses në të gjithë komunat shqiptare.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2025 22:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.