Filipçe: VMRO voton ligjet me BDI-në, ndërsa në Shkup ka koalicion me “Levicën”

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Tetor, 2025 23:51

Filipçe: VMRO voton ligjet me BDI-në, ndërsa në Shkup ka koalicion me “Levicën”

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, Venko Filipçe tha se VMRO nuk ka kredibilitet të flasë për koalicione të fshehta me LSDM-në, sepse ishin ata që në të kaluarën bashkëpunuan me BDI-në dhe “Levicën” kur kishin nevojë.

“Nëse dikush bashkëpunoi në Kuvend me BDI-në për një shumicë prej dy të tretash, ajo ishte VMRO. Dhe këtë nuk e themi ne, por zyrtarët e BDI-së që konfirmuan publikisht se kishte iniciativa për takime dhe bashkëpunim para zgjedhjeve.

E njëjta gjë vlen edhe për qytetin, ishin këshilltarët e VMRO-së që bashkëpunuan me “Levicën” për të bllokuar Shkupin”, tha Filipçe.

“Ne e themi qartë dhe vazhdimisht se LSDM nuk ka koalicion as me BDI-në dhe as me “Levicën”. Këto janë gënjeshtra që nuk kanë më jehonë tek qytetarët”, shtoi ai.

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Tetor, 2025 23:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.