Hulumtimi i Flaka: Komuna e Çairit shpërndan qindra kontrata partiake | Lista me emra

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Tetor, 2025 23:08

Hulumtimi i Flaka: Komuna e Çairit shpërndan qindra kontrata partiake | Lista me emra

Disa herë me radhë nga opozita shqiptare në Çair është denoncuar se komuna ka shpërndarë 720 kontrata për militantë partiakë, të cilat i kushtojnë qytetarëve deri në 500 mijë euro në muaj.

Redaksia Flaka ka kryer hulumtim mbi bazën e këtyre indicieve dhe ka ardhur në përfundim se informacioni është i saktë. Nga verifikimi në platformën Open Finance, rezulton se drejtuesit e Komunës së Çairit kanë lidhur me qindra kontrata, me vlera që variojnë nga 10 mijë deri në 60 mijë denarë, ndërsa ka edhe kontrata me shuma më të larta.

Shifrat më të shpeshta që paraqiten në kontratat e shpërndara nga Komuna e Çairit janë 40.000 denarë, 30.000 denarë, 86.100 denarë dhe 22.500 denarë. Lista është përbërë kryesisht nga persona fizikë, të cilëve u janë dhënë angazhime për punë të ndryshme, por herë pas here hasen edhe kontrata të lidhura me persona juridikë.

Në përbërjen etnike të përfituesve vihet re një diversitet i gjerë: ndër ta ka qytetarë të përkatësisë rome, maqedonas dhe të etnive të tjera, gjë që tregon se praktika e kontraktimeve nuk kufizohet vetëm tek një grup i caktuar. Megjithatë, modeli i përsëritur i vlerave dhe mënyra e shpërndarjes së kontratave ngre dyshime serioze mbi kriteret e përdorura dhe transparencën e procesit.

Në përputhje me Ligjin për qasje deri te informacionet me karakter publik dhe Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, Flaka publikon listën e emrave të personave që kanë lidhur kontrata me komunën, duke hequr të dhënat personale si numrat amëz dhe adresat e banimit.

Lista:


(Flaka publikon dokumentin me emrat e përfituesve të kontratave sipas Open Finance)

Dokument PDF

Lista po publikohet konform rregullativës ligjore

Në Maqedoninë e Veriut, qasja në informacionet me karakter publik rregullohet nga Ligji për qasje të lirë në informata me karakter publik, ndërsa mbrojtja e privatësisë rregullohet nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

Çfarë lejohet të bëhet publike?

  • Informacionet që lidhen me punën, vendimet, buxhetet, kontratat, tenderët dhe shpenzimet e institucioneve publike.
  • Dokumentet që tregojnë përdorimin e mjeteve publike dhe aktivitetet e zyrtarëve në ushtrimin e funksionit të tyre.
  • Të dhëna statistikore dhe informata të përgjithshme që nuk identifikojnë drejtpërdrejt individë privatë.

Çfarë nuk lejohet të bëhet publike?

  • Të dhëna që konsiderohen të dhëna personale, si numri i letërnjoftimit, adresa private, numrat e telefonit personal, gjendja shëndetësore, të dhëna biometrike etj.
  • Informacionet që përbëjnë sekret shtetëror, tregtar ose profesional, përveç nëse ka interes publik më të madh që justifikon publikimin.
  • Detaje nga jeta private e individëve që nuk lidhen me funksionin publik të tyre.

Kur informacionet janë publikuar nga vetë institucionet:
Nëse një institucion i shtetit ka bërë publik një informacion përmes faqes zyrtare, buletineve ose akteve zyrtare, ai informacion konsiderohet i hapur për publikun. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që mund të shpërndahet apo të përdoret pa kriter – duhet të respektohen gjithmonë kufizimet që kanë të bëjnë me privatësinë dhe të dhënat personale. Për shembull, një kontratë e publikuar mund të përmbajë emrin dhe mbiemrin e nënshkruesit, por jo numrin e letërnjoftimit apo adresën private.

Pra, balanca është midis transparencës (përdorimi i fondeve publike dhe përgjegjësia e institucioneve) dhe mbrojtjes së të dhënave personale (respektimi i privatësisë së individëve). Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Tetor, 2025 23:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.