Aksione masive për pastrimin e Çairit: Bujar Osmani paralajmëron formimin e Shtabit të Krizës

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Tetor, 2025 13:18

Aksione masive për pastrimin e Çairit: Bujar Osmani paralajmëron formimin e Shtabit të Krizës

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp paralajmëroi një qasje radikale në përballjen me papastërtinë, e cila, sipas tij, është bërë plaga më e madhe e komunës.

“Menjëherë pas marrjes së detyrës do të shpall gjendje të jashtëzakonshme për papastërtinë dhe do të formoj Shtabin e Krizës, ku do të përfshihen komuna, kompanitë private, bashkësitë lokale, shkollat, si dhe bashkësitë fetare”, tha Osmani.

“Ditën e parë do të shpallim gjendje të jashtëzakonshme për papastërtinë në Çair. Duam të realizojmë një operacion masiv për pastrim manual dhe mekanik. Do të lahen të gjitha rrugët, do të pastrohet çdo park, do të mblidhet çdo mbeturinë. Dhe kjo do të përsëritet përmes aksioneve masive. Kam biseduar tashmë me bashkësitë fetare dhe u kam kërkuar që të motivojnë besimtarët e tyre të marrin pjesë në këto aksione. Gjimnazistët do të dalin me ne, qytetarët do të dalin me ne, dhe për herë të parë do ta shohim Çairin të pastër, pa mbeturina, pa pluhur në rrugë, me rrugë të lara dhe të dezinfektuara”, theksoi Osmani.

Ai shtoi se synimi nuk është vetëm pastrimi, por edhe ndërtimi i vetëdijes për përgjegjësinë e përbashkët ndaj higjienës.

“Kur qytetari sheh se fqinji i tij pastron rrugën bashkë me të, më vështirë do të hedhë mbeturina. Kështu, gradualisht do të krijojmë një kulturë të kujdesit të përbashkët për Çairin”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, arsyeja për këtë nismë është gjendja alarmante e higjienës në Çair, që nuk është vetëm problem estetik, por para së gjithash problem shëndetësor për qytetarët, veçanërisht për më të rinjtë.

“Çairi, sipas të gjithë parametrave, është komuna më e ndotur në Shkup. Dhe kjo nuk është çështje estetike. Nuk është çështje nëse duket bukur apo jo, por është çështje direkte për shëndetin e njerëzve. Rrugët e Çairit nuk janë larë me vite. Pluhuri nuk është pastruar me vite. Ai pluhur përfundon në mushkëritë e brishta të fëmijëve tanë dhe shkakton sëmundje kronike me të cilat do të përballen gjatë gjithë jetës së tyre”, tha Osmani. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Tetor, 2025 13:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.