Taravari: Të zgjedhim në mes Adnan Azizit dhe Bajram Rexhepit sepse Bilalli është kukull e Adnanit

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Tetor, 2025 23:39 Përditësuar

Taravari: Të zgjedhim në mes Adnan Azizit dhe Bajram Rexhepit sepse Bilalli është kukull e Adnanit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në tubimin që u mbajt në Xhepçisht të Tetovës para banorëve tha se për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, duke e cilësuar si një ndër figurat më të pastra dhe me potencial real për reforma të thella brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Në fjalimin e tij, Taravari u ndal te përvoja e tij personale dhe vlerësimet e shumta pozitive që ka dëgjuar për Rexhepin në qytetin e Tetovës:

“Kur u përmend emri i Bajram Rexhepit si kandidat për Tetovën, vendosa të bëj një anketim personal. Kam shumë miq në Tetovë dhe bisedova me mbi 50 prej tyre – 30 deri në 40 më thanë vetëm fjalë të mira për të. ‘Fantastik’, më thanë disa.”, tha Taravari.

Kreu i ASH-së tha se as nga radhët e BDI-së dhe as nga përkrahësit e partive të tjera nuk ka dëgjuar kritika për Rexhepin:

“Edhe shokët e mi nga BDI-ja, Aleanca apo parti të tjera, asnjëri nuk tha asnjë fjalë të keqe për Bajramin. Edhe kundërshtarët më të mëdhenj nuk patën asnjë kritikë.”

Duke krahasuar kandidaturat, Taravari theksoi se qytetarët e Tetovës kanë një zgjedhje të qartë:

“Të nderuar qytetarë, ju keni fatin të zgjidhni mes Bajram Rexhepit dhe Adnan Azizit. Me gjithë respektin, Adnani është ai që drejton, ndërsa Bilalli është kukull e tij. Tetova ka nevojë për dikë që udhëheq me përkushtim e kompetencë – dhe ky është Bajrami.”

Taravari e quajti këtë moment një mundësi historike për të sjellë reformë të vërtetë në BDI, përmes figurave të pastra dhe me integritet. Tetova Sot

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Tetor, 2025 23:39 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.