Burim Latifi, kushëriri i Izet Mexhitit sfidon Arben Fetain – ASH-ja nuk është pjesë e VLEN-it

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Tetor, 2025 14:51

Burim Latifi, kushëriri i Izet Mexhitit sfidon Arben Fetain – ASH-ja nuk është pjesë e VLEN-it

Drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Burim Latifi , njëherësh kushëri i liderit të LD-së, Izet Mexhiti, reagoi ndaj akuzave të Aleancës për Shqiptarët, duke i cilësuar si “tentativë për ta futur sektorin energjetik në politikën ditore dhe fushatën zgjedhore”.

Por, përtej reagimit të tij, ajo që bie më shumë në sy është pranimi i drejtpërdrejtë se Aleanca për Shqiptarët ndodhet në opozitë dhe nuk është më pjesë e koalicionit VLEN, siç kanë këmbëngulur deri më tani Arben Fetai dhe eksponentë të tjerë të VLEN-it, përfshi edhe familjarin e tij, liderin e LD-së, Izet Mexhiti.

Me këtë deklaratë, Latifi praktikisht rrëzon narrativën e Fetait dhe drejtuesve të VLEN-it, të cilët publikisht kanë pohuar se vetëm Arben Taravari dhe një grup i vogël mbështetësish janë larguar, ndërsa pjesa tjetër e ASH-së vazhdon të jetë në qeveri dhe në koalicion.

Kjo rrëshqitje verbale e tezakut të Mexhitit pritet të ketë pasoja politike për VLEN-in, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e pretendimit se ASH-ja, si subjekt i plotë, ende qëndron në pushtet.

“Sipas Latifit, ASH-ja e Arben Taravarit po përpiqet ta fusë sektorin energjetik në politikën ditore dhe fushatën lokale,” komentonin burime politike në Shkup, duke shtuar se kjo deklaratë i shkakton telashe serioze Arben Fetait në raport me opinionin publik. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Tetor, 2025 14:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.