Përfaqësues të Universitetit të Tetovës realizuan vizita në universitetet e Suedisë dhe Sllovenisë

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Tetor, 2025 16:13

Përfaqësues të Universitetit të Tetovës realizuan vizita në universitetet e Suedisë dhe Sllovenisë

Në kuadër të projektit të IOM-it “Mbështetje e rikthimit të talenteve dhe angazhimit të diasporës në
Maqedoninë e Veriut”, më 7 tetor 2025, një delegacion nga Universiteti i Tetovës (UT) realizoi një
vizitë zyrtare në Swedish University of Agricultural Sciences (SLU) në Upsala.
Qëllimi i vizitës ishte njohja me praktikat më të mira ndërkombëtare në arsimin e lartë, kërkimin
shkencor dhe digjitalizimin, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndëruniversitar.
Pjesëmarrësit fillimisht vizituan bibliotekën universitare të SLU-së, u njohën me iniciativat e SLU
Global, dhe zhvilluan aktivitete në Njësinë për Mësim dhe Digjitalizim (EPU).
Delegacioni i Universitetit të Tetovës përbëhej nga Prof. Dr. Kenan Ferati, kryetar i Senatit të UT-
së, dhe Prof. Dr. Erhan Sulejmani, profesor në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të
Ushqyerit. Ata morën pjesë në diskutime mbi mundësitë për projekte të përbashkëta kërkimore dhe
shkëmbime akademike.
Gjatë takimeve në SLU, palët u pajtuan që në të ardhmen të organizohen kurse të përbashkëta
ndërmjet Universitetit Bujqësor të Upsala-së dhe Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore të UT-së.
Më 9 tetor, delegacioni vazhdoi vizitën në Universitetin e Lublanës, ku u prit nga përfaqësues të
rektoratit dhe institucioneve akademike sllovene. Programi përfshiu prezantime mbi politikat e
ndërkombëtarizimit, mobilitetin e studentëve dhe zhvillimin e projekteve kërkimore.
Në Qendrën “Rog”, delegacioni u takua edhe me përfaqësues të diasporës akademike nga RMV në
Slloveni, me të cilët diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit dhe nxitjen e rrjeteve profesionale. Në
këtë aktivitet morën pjesë profesorë dhe studiues nga Universiteti i Lublanës dhe Instituti “Jožef
Stefan”, të cilët ndanë përvoja dhe ide për projekte të ardhshme bashkëpunimi.
Këto vizita përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të qëndrueshme të
bashkëpunimit ndërkombëtar, duke kontribuar në shkëmbimin e dijes, inovacionit dhe zhvillimin e
përbashkët shkencor.

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Tetor, 2025 16:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.