Gjermani: Përplasjet politike bllokojnë planet për shërbimin e ri ushtarak

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Tetor, 2025 22:10

Gjermani: Përplasjet politike bllokojnë planet për shërbimin e ri ushtarak

Debati për rikthimin e shërbimit ushtarak në Gjermani ka hyrë në një fazë të tensionuar, pasi partitë e koalicionit qeveritar nuk arritën të bien dakord mbi modelin e ri. Propozimi i fundit parashikonte një sistem lotarie, i cili do të aktivizohej në rast se nuk do të kishte mjaftueshëm vullnetarë për ushtri. Ky model ishte frymëzuar nga praktika të ngjashme në Danimarkë, por hasi në kundërshtimin e fortë të SPD-së.

Gjermania synon të rrisë numrin e ushtarëve aktivë nga 180 mijë në 260 mijë brenda disa viteve, për të përballuar sfidat e sigurisë në Evropë. Deri të martën pasdite dukej se ishte arritur një marrëveshje, por qëndrimi i papritur i SPD-së e rrëzoi kompromisin.

Deputeti i CDU-së, Norbert Röttgen, akuzoi ministrin e Mbrojtjes Boris Pistorius për mungesë bashkëpunimi, ndërsa ky i fundit u shpreh se ideja për lotarinë nuk ishte e tij, por e Unionit CDU. Pistorius kishte propozuar më herët një plan tjetër, që përfshinte dërgimin e një pyetësori të detyrueshëm për të rinjtë që mbarojnë shkollën, për të stimuluar rekrutimin vullnetar. Për vajzat, pyetësori do të ishte vetëm opsional.

Nga ana tjetër, CDU është shprehur skeptike se kjo mënyrë do të siguronte numrin e nevojshëm të rekrutëve. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul ka dalë hapur në mbështetje të një shërbimi të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë si zgjidhjen më të drejtë.

Përplasja politike ka rritur paqartësinë mbi fatin e projektligjit, i cili pritej të diskutohej në Bundestag të enjten. Për momentin, e ardhmja e reformës mbetet e pasigurt, ndërsa debati për rikthimin e shërbimit ushtarak vazhdon të ndajë politikën gjermane.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Tetor, 2025 22:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.