Çair/ Arrestohet një anëtar i këshillit zgjedhor – arrestime edhe në Prilep

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Tetor, 2025 15:47 Përditësuar

Çair/ Arrestohet një anëtar i këshillit zgjedhor – arrestime edhe në Prilep

Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në vendvotimin nr. 2938, në ambientet e Shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit.Sipas informacioneve nga terreni, arrestimi ka ndodhur gjatë një pauze, në momentin kur personi i përfshirë kishte dalë jashtë për të pirë një cigare.

Kryetari i komisionit zgjedhor në këtë vendvotim ka deklaruar se nuk ka ende informacion zyrtar për arsyet e arrestimit, ndërsa procesi i votimit ka vazhduar normalisht.

Autoritetet kompetente pritet të japin detaje në orët në vijim.

Edhe dy persona janë arrestuar ndërsa pesë janë thirrur në bisedë informative në polici në lidhje me veprën penale blerje të votave gjatë zgjedhjeve.

“Në orën 09:00 në rrugën ‘Dabinqka’ në Prilep, zyrtar policor nga Prilepi në lidhje me veprën ‘blerje të votave gjatë zgjedhjeve’ kanë privuar nga lirai B.H (72) dhe D.S (36), që të dy nga Krusheva. Në lidhje me të njejtën ngjarje, në stacionin policor Prilep janë ftuar edhe S.A (28), M.A (31), SH.A (40), D.A (22) dhe Xh.A (36) nga Krusheva me vendndodhje në Prilep”, thonë nga MPB, përcjell SHENJA.
Poashtu janë regjistruar disa denoncime për agjitim gjatë votimeve në më tepër vende, por pas ndërmarrjes së masave deri në këtë moment nuk janë konfirmuar pohimet.

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Tetor, 2025 15:47 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.