VLEN me tallje sheh përpjekjen e Levicës, për të dhënë leksione rreth bashkëjetesës dhe tolerancës

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Tetor, 2025 23:20

VLEN me tallje sheh përpjekjen e Levicës, për të dhënë leksione rreth bashkëjetesës dhe tolerancës

VLEN me tallje sheh përpjekjen e Levicës, një parti e njohur për gjuhën e urrejtjes, qëndrimet anti-NATO dhe retorikën ultranacionaliste për të dhënë leksione rreth bashkëjetesës dhe tolerancës. Ironia është e dukshme, pikërisht ata që e kanë helmuar publikun me përçarje dhe primitivizëm politik për vite me radhë, sot po flasin për “shovinizëm”.

Në fushatën tonë, asnjë kandidat i VLEN nuk përdori gjuhë urrejtjeje, por foli për rrugët, shkollat, furnizimin me ujë, zhvillimin ekonomik, për problemet reale të njerëzve.

Dhe ironia e vërtetë është se BDI, përmes partnerit të saj të ri të koalicionit – Levicës, zgjodhi të përqafojë një parti anti-NATO, duke e perceptuar atë si “fije kashte” e fundit për shpëtim politik. Ky kombinim i dëshpërimit dhe hipokrizisë mori tashmë një përgjigje më 19 tetor, kur qytetarët treguan derën për të dyja me një mesazh të qartë.

VLEN mbetet i vetmi koalicion që mbron vazhdimisht vlerat euroatlantike. Prandaj, çdo përpjekje për ta vendosur VLEN në të njëjtin nivel me partitë ekstremiste është qesharake që në fillim. Në vend që të kërkojnë vëmendje me moralizëm të rremë, Levica të marrë guximin të kërkojë falje për vitet e përhapjes së urrejtjes dhe përçarjes që kanë lënë plagë të përhershme në këtë shoqëri.

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Tetor, 2025 23:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.