Në pranga ish-drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, dhe zëvendësi i tij

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Tetor, 2025 10:02 Përditësuar

Në pranga ish-drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, dhe zëvendësi i tij

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër Zoran Atanasov, ish-drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim në detyrë” sipas nenit 354 paragrafi 1 të Kodit Penal; kundër F.M., ish-zëvendësdrejtor në agjenci, për shkak të dyshimit për “keqpërdorim në detyrë” sipas nenit 354 në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal – “ndihmë”; si dhe kundër L.U., A.R., E.T., A.B. dhe A.B., të punësuar në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, për shkak të dyshimit për të njëjtën vepër penale – “keqpërdorim në detyrë” sipas nenit 354 në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal – “ndihmë”.

Z.A., në cilësinë e drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, në disa raste, me qëllim që të përvetësonte në mënyrë të kundërligjshme mjete financiare që i ishin besuar në detyrë, për udhëtime zyrtare jashtë vendit ku kishte marrë pjesë, ka marrë dieta në vlerë prej 50%, ndonëse sipas Urdhëresës për ndryshimin e Urdhëresës për shpenzimet e udhëtimeve zyrtare dhe udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, duhej të merrte vetëm 20%, pasi shpenzimet për akomodim dhe ushqim nuk binin në barrë të institucionit.

F.M., në cilësinë e zëvendësdrejtorit të Agjencisë, duke nënshkruar vendimet për miratimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, i ka ndihmuar Z.A.-së që t’i përvetësojë në mënyrë të kundërligjshme paratë.

Ndërkohë, L.A., A.R. dhe E.T., në disa raste, në kundërshtim me urdhëresën e sipërpërmendur, kanë përgatitur vendime për miratimin e udhëtimit zyrtar jashtë vendit në emër të Z.A.-së, mbi bazën e të cilave A.B. dhe A.B. kanë miratuar pagesën e mjeteve financiare, ndonëse kanë ditur dhe kanë qenë të vetëdijshëm se vendimet nuk janë marrë në përputhje me urdhëresën.

Në këtë mënyrë, ata kanë vepruar sipas vendimeve dhe i kanë paguar paratë, duke i mundësuar Z.A.-së të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme përfitim pasuror në vlerë të përgjithshme prej 62.530 denarësh, në dëm të buxhetit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Tetor, 2025 10:02 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.