Snopçe: Mickovski po frikëson votuesit shqiptarë të VLEN-it

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Tetor, 2025 10:43 Përditësuar

Snopçe: Mickovski po frikëson votuesit shqiptarë të VLEN-it

Sipas Snopçes, deklaratat kërcënuese të Mickovskit kanë për qëllim të frikësojnë votuesit shqiptarë të VLEN-it.

“Ai dëshiron t’i mbështjellë me frikë dhe konfuzion, duke u sugjeruar se votimi për kandidatin shqiptar mund të rrezikojë koalicionin VMRO-VLEN. Kjo po funksionon, sepse eksponentët e VLEN-it po reflektojnë negativisht,” deklaroi deputeti i Aleancës për Shqiptarët.

Snopçe: VLEN-i u tërhoq nga përkrahja për kandidatin shqiptar në Kërçovë pas presioneve të Mickovskit

Deputeti Halil Snopçe deklaroi se Aleanca për Shqiptarët ka përkrahur kandidatin shqiptar në Bërvenicë, edhe pse ishte nga VLEN, por e njëjta nuk ndodhi në Kërçovë.

“Pas kanosjeve të Mickovskit, eksponentët e VLEN-it u tërhoqën nga përkrahja e kandidatit shqiptar në Kërçovë, duke rrezikuar kështu fitoren e tij,” tha Snopçe.

Snopçe: Aleanca nuk është penduar që doli nga qeveria

Halil Snopçe ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët nuk është penduar për vendimin e saj për t’u larguar nga qeveria.

“Ne kemi qenë parimorë dhe të përpiktë. Nuk jemi bërë pishman. VLEN-i nuk ka dëshmuar pavarësi, por ka shërbyer si shërbëtore e VMRO-së,” deklaroi ai. Snopçe shtoi se Aleanca nuk është pajtuar me mënyrën e qeverisjes dhe me mosrealizimin e marrëveshjes për rrugëtimin europian, përfaqësimin e drejtë dhe barazinë.

Deputeti Halil Snopçe paralajmëroi se mbështetja e madhe që VMRO-DPMNE i dha VLEN-it është “e rrezikshme për shtetin”

Deputeti Halil Snopçe paralajmëroi se mbështetja e madhe që VMRO-DPMNE i dha VLEN-it është “e rrezikshme për shtetin”.

“Asnjëherë në historinë e Maqedonisë nuk ka ndodhur që një parti maqedonase t’i japë një partie shqiptare një mbështetje kaq të madhe. Kjo do të ketë pasoja, sepse VLEN-i në të ardhmen do të jetë plotësisht nën kontrollin e Mickovskit,” tha Snopçe

Snopçe: Mickovski do të kërkojë zgjedhje të parakohshme pas vitit të ri

Sipas deputetit Halil Snopçe, kryeministri maqedonas Hristijan Mickovski pritet të kërkojë zgjedhje të parakohshme pas vitit të ri.

“Pas presionit ndërkombëtar, Mickovski do të ndryshojë politikën nacionaliste dhe do të marrë disa vendime radikale. Për këtë, ai do të kërkojë një mbështetje dhe legjitimitet të ri politik,” deklaroi Snopçe për Ora News.

Snopçe i drejtohet Afrim Gashit: Cakto zgjedhjet e përsëritura kur janë mërgimtarët në vend

Deputeti Halil Snopçe i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që përsëritja e zgjedhjeve në Gostivar dhe Vrapçisht të caktohet në periudhën kur janë mërgimtarët në vend.

“Pas certifikimit të rezultateve nga KSHZ, fillon afati 60-ditor për përsëritjen e zgjedhjeve. Është momenti që mërgata shqiptare të ketë mundësi të votojë dhe të tregojë peshën e saj. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë edhe kryetari Gashi do të konsiderohet si mashë e dikujt tjetër,” theksoi Snopçe.

Snopçe: Mospastrimi i listave zgjedhore shkaktoi dështimin e censusit në disa komuna shqiptare

Deputeti Halil Snopçe ka theksuar se mosarritja e censusit në Komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë është rezultat i “inxhinieringut zgjedhor” për shkak të mospastrimit të listave zgjedhore.

“Sot kemi qindra, ndoshta mijëra persona të vdekur që ende figurojnë në lista. Në çdo komunë me shumicë maqedonase numri i votuesve është zvogëluar, ndërsa në Gostivar është rritur për 4 mijë në krahasim me vitin 2021”, deklaroi Snopçe. Ai theksoi se ky fakt dëshmon qartë se “problemi qëndron në listat zgjedhore që nuk janë pastruar nga ish-administrata e Komunës së Gostivarit”

Snopçe: E vërteta e zgjedhjeve përcaktohet nga votat për këshilltarë – AKI, 23 mijë më shumë se VLEN-i

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një intervistë për Ora News, ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit në Maqedoni po paraqiten dy gjykime të kundërta, gjë që, sipas tij, është e pamundur. “E vërteta është një – dhe ajo përcaktohet nga numrat.

Fituesi në zgjedhje përcaktohet në bazë të votave për listat e këshilltarëve, sepse aty shihet mbështetja reale e partive apo koalicioneve,” tha Snopçe. Ai shtoi se, sipas këtij kriteri, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka marrë 23 mijë vota më shumë se VLEN-i, gjë që, siç theksoi ai, “është e vërteta e padiskutueshme”. VIDEO / Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Tetor, 2025 10:43 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.