U paralajmëua sot në Flaka, ndodhi – sabotohet ardhja e mërgimtarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Tetor, 2025 17:34

U paralajmëua sot në Flaka, ndodhi – sabotohet ardhja e mërgimtarëve

U paralajmëua në Flaka – ndodhi, sabotohet ardhja e mërgimtarëve. Gazeta KOHA ka mësuar se Drejtoria e Aviacionit Civil (DAC) po vonon në mënyrë të qëllimshme dhënien e lejeve për aterim për aeroplanët çarter që pritet të mbërrijnë nesër dhe të shtunën në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, me pasagjerë kryesisht shqiptarë nga diaspora, të cilët synojnë të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas burimeve të gazetës, drejtori i DAC-së, Dragi Stojanovski, kuadër i VMRO-DPMNE-së, po vonon dhënien e përgjigjeve pozitive për kërkesat e agjencive turistike që kanë siguruar fluturimet çarter.

Bëhet fjalë për avionë që vijnë nga Zvicra, Gjermania, Italia dhe vende të tjera të Evropës, të cilët kanë aplikuar për leje aterimi në aeroportet e vendit, por që ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga autoritetet kompetente. “Janë votues kryesisht shqiptarë të organizuar të diasporës që duan të votojnë në Bërvenicë, Kërçovë dhe Strugë. Agjencitë që organizojnë fluturimet çarter ankohen se, edhe pse kanë dorëzuar kërkesat sipas rregullit dhe në afat, përgjigjet mungojnë”, kanë deklaruar për KOHA disa përfaqësues të diasporës që tashmë kanë blerë biletat e udhëtimit.

Burimet thonë se vonesat janë të qëllimshme dhe përkojnë me përpjekjet e strukturave partiake për të penguar ardhjen e votuesve shqiptarë nga diaspora, të cilët në raundin e parë kanë pasur ndikim të dukshëm në disa komuna me shumicë shqiptare. Nga Drejtoria e Aviacionit Civil ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar lidhur me këto akuza, ndërsa situata pritet të qartësohet në orët në vijim, pasi shumë prej fluturimeve janë planifikuar për të premten dhe të shtunën – vetëm një ditë para votimit. (koha.mk)

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Tetor, 2025 17:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.