VLEN: Një natë që bëri histori, Filarmonia ngre lart emrin e vendit në Vjenë

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Tetor, 2025 18:19

VLEN: Një natë që bëri histori, Filarmonia ngre lart emrin e vendit në Vjenë

Dje ishim dëshmitar të një suksesi të madh kulturor të vendit tone, koncertin historik të Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut në Sallën e Artë të Musikverein-it në Vjenë, një nga skenat më prestigjioze të muzikës klasike në botë.

Ky koncert, i cili u zhvillua në një atmosferë madhështore dhe emocionuese, dëshmoi nivelin e lartë artistik dhe profesionalizmin e Filarmonisë sonë, e cila me interpretimet e saj brilante të veprave të kompozitorëve Bete Ilin, Soni Petrovski, Smokvarski dhe Dvořák, ngriti lart emrin e shtetit tonë dhe të kulturës sonë në zemrën e Evropës.

VLEN shpreh mirënjohje të veçantë për drejtorin e Filarmonisë, Mustafa Imeri, për udhëheqjen vizionare, përkushtimin dhe punën e palodhur që e kanë kthyer Filarmoninë në një institucion model të suksesit dhe bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar.

Falënderim i veçantë u shkon Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, të udhëhequr nga ministri Zoran Ljutkov, sekretarës së shtetit Marija Gjorgova, ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Vjenë, Osvit Rosoklija, dhe koordinatorit kombëtar për interkulturalizëm, Abaz Selmani, për mbështetjen e tyre në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm kombëtar.

Ky është shembull se si përmes bashkëpunimit institucional, profesionalizmit dhe respektit për artin, vendi ynë mund të prezantohet me dinjitet para botës.

Kultura është ura që na bashkon dhe forcon identitetin tonë dhe ky koncert në Vjenë ishte dëshmi e qartë se Maqedonia e Veriut di të flasë gjuhën e artit me dinjitet dhe klas botëror.

VLEN shpreh mirënjohje për të gjithë artistët, orkestrantët, dirigjentin Jeruham Sharovski, solistët Ana dhe Igor Durlovski, dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë mbrëmje të paharrueshme që do të mbetet si një faqe e artë në historinë e kulturës sonë. VLEN për kulturë që bashkon, për art që nderon vendin.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Tetor, 2025 18:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.