Taravari takoi ambasadorin e BE-së – tregon se çka u bisedua!

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Nëntor, 2025 14:50

Taravari takoi ambasadorin e BE-së – tregon se çka u bisedua!

Kryetari i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arben Taravari, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas. Taravari e ka vlerësuar takimin si “shumë të frytshëm dhe miqësor”, duke theksuar se diskutimi është përqendruar në procesin zgjedhor dhe respektimin e standardeve demokratike.

“Takim shumë i frytshëm dhe miqësor me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Michalis Rokas. Diskutuam për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në zgjedhjet në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit, si dhe për respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe vendimin e Këshillit Komunal të Gostivarit,” deklaroi Taravari.

Ai theksoi rëndësinë e respektimit të vullnetit të qytetarëve dhe barazisë demokratike për të gjithë.

“Theksova rëndësinë e respektimit të vullnetit qytetar dhe barazisë demokratike për të gjithë,” shtoi Taravari.

Kreu i AKI-së përsëriti se rruga evropiane e vendit është e pakontestueshme dhe se synimi kryesor mbetet ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale.

“Eurointegrimet mbeten e vetmja rrugë përpara për vendin tonë. Angazhimi ynë mbetet i qartë: demokraci funksionale, transparencë dhe respektim i plotë i vullnetit qytetar,” përfundoi Taravari. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Nëntor, 2025 14:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.