Lajthia: fruti i thatë që forcon organizmin dhe kuron aneminë
Lajthia është një shkurre që arrin deri në 7 metra lartësi dhe gjendet gjerësisht në pyjet e vendit tonë. Ajo lulëzon në muajt janar-shkurt dhe frutat piqen zakonisht në fillim të shtatorit. Përveç shijes së veçantë, lajthia ka një sërë vlerash ushqyese dhe mjekësore, duke u konsideruar si një ndër frutat e thata më të dobishme për shëndetin.
Frutat dhe farat e lajthisë përmbajnë rreth 60% vajra, 15% albuminë, sheqerna dhe kripëra hekuri. Ato përdoren të freskëta, të thata ose të përpunuara në ëmbëlsira, duke ndihmuar në qetësimin e tretjes dhe sistemit nervor. Mielli i lajthisë, i kombinuar me grurin, shndërrohet në një bukë të shijshme dhe të ushqyeshme.
Thelbi i lajthisë është i pasur me vitamina A, B1, B2, PP dhe minerale, duke u rekomanduar për organizmat e dobësuar, gratë shtatzëna dhe personat anemikë. Vaji eterik i saj përdoret për qetësimin e dhimbjeve, thumbimeve të insekteve dhe eliminimin e parazitëve në zorrë.
Gjethet e thara kanë veti tonike dhe përdoren kundër diarresë dhe infeksioneve të zorrëve. Çaji i gjetheve ndihmon gjithashtu në shpërlarjen e lëkurës dhe trajtimin e parazitëve. Lëngu i lëvores ka veti antipiretike, ndërsa pjalmi i luleve është përdorur tradicionalisht kundër epilepsisë.
Kurime popullore me lajthi:
- Kundër anemisë: 1 kg lajthi të thërrmuara përzihen me 1 kg mjaltë; konsumohen 3-4 lugë gjelle çdo ditë për 30 ditë.
- Kundër diarresë: çaji i gjetheve të lajthisë, i përgatitur me një lugë gjelle gjethe të grimcuara në ujë të zier, pihet menjëherë.
- Vaji yndyror: përdoret kundër epilepsisë, lambieve dhe parazitëve të zorrëve.
Lajthia është gjithashtu një astrigjent natyral, antiflamatik dhe pastrues i organizmit, sidomos kur konsumohet së bashku me mjaltin.
Flaka














