Roy Keane: “Liverpooli është në krizë, skuadra duket e dobët”
Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, ka kritikuar ashpër Liverpoolin pas humbjes 3-0 ndaj Manchester City në Premier League, duke e cilësuar situatën e skuadrës së Arne Slot si një krizë të vërtetë.
“Është në rregull të humbasësh kundër një skuadre si Manchester City, është një vend shumë i vështirë për t’u vizituar. Por të humbasësh shtatë nga dhjetë ndeshje, me pesë humbje në kampionat, për një klub si Liverpooli, kjo është një krizë e vërtetë,” tha Keane për Sky Sports.
Ai shtoi se skuadra e kuqe dukej e brishtë dhe pa karakter, ndërsa kritika e tij u fokusua edhe te mungesa e intensitetit dhe energjisë: “Liverpooli m’u duk shumë i dobët sot. Është e lehtë të luash mirë kur loja ka mbaruar dhe nuk ke më asgjë për të fituar.”
Keane vlerësoi analizën e trajnerit Arne Slot, duke pranuar se City ishte dukshëm superior në çdo aspekt: “City ishte më i fortë, më i mirë teknikisht dhe më fizik se Liverpooli sot.”
Sipas tij, mënyra si Liverpooli po pëson gola dhe vendimet e lojtarëve në fushë janë të papranueshme. “Mungoi intensiteti, mungoi energjia. Edhe zëvendësimet dukeshin shumë të buta,” përfundoi Keane, duke e cilësuar periudhën aktuale si një krizë të thellë për Liverpoolin.
Flaka














