Qeveria nuk ka në plan masa për frenimin e shtrenjtimit të çmimeve

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Nëntor, 2025 16:35 Përditësuar

Qeveria nuk ka në plan masa për frenimin e shtrenjtimit të çmimeve

Megjithëse çmimet po shënojnë rritje, për momentin qeveria nuk parashikon masa të reja për frenimin e shtrenjtimeve. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, vlerëson se me trendin aktual të inflacionit nuk ka nevojë për ngrirje apo kufizim të marzheve tregtare. Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjes nëse çmimet rriten gjatë periudhës para festave, veçanërisht për produktet që tradicionalisht shtrenjtohen në atë kohë.

“Për momentin nuk shoh asnjë arsye për të marrë vendim për ngrirjen ose kufizimin e marzhës bruto të fitimit në tregtinë me shumicë ose pakicë në 10%, siç bëmë vitin e kaluar. Ne i analizojmë çdo javë çmimet, nëse ato rriten nga tregtarët, sidomos gjatë periudhave të festave, duke ditur se cilat produkte konsumohen më shumë në atë kohë dhe çmimet e tyre luhaten, natyrisht që do të marrim vendim”, tha Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.

Nuk do të ketë as rritje të pagës minimale. Durmishi thotë se për momentin nuk ka arsyetim ekonomik për ndërhyrje para harmonizimit të rregullt në mars. Pavarësisht presionit nga sindikatat, autoritetet paralajmërojnë se një rritje ad-hok mund të shkaktojë presion të ri ndaj inflacionit dhe një barrë shtesë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, për momentin nuk shohim arsyetim ekonomik për rritje të ndërhyrjes së pagës minimale para rregullimit të rregullt që ligjërisht parashikohet në muajin mars. Presioni që na ushtrojnë sindikatat me një vendim të tillë do të krijonte presion mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat për shkak të këtij presioni nuk do të kishin mjete financiare për të paguar punonjësit e tyre dhe në njëfarë mënyre do të detyroheshin t’i largonin nga vendet e punës, gjë që do të ndikonte edhe në inflacion”, deklaroi Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.

Sipas përllogaritjeve të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, inflacioni në nivel vjetor arrin në 4,5%. /Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Nëntor, 2025 16:35 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.