Së shpejti do të japim informata për emrat e rinj në Qeveri

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Nëntor, 2025 15:58

Së shpejti do të japim informata për emrat e rinj në Qeveri

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar takimin e mbrëmshëm me partnerët e koalicionit lidhur me rikonstruimin qeveritar. Para gazetarëve nuk ka dhënë detaje, por ka shtuar se së shpejti do të ketë informacione.

“Koordinime të rregullta të koalicionit. Së shpejti gjatë ditëve do të dihet. Pra, të jemi të durueshëm, shumë shpejt do të dihen. Të kisha më shumë për të ndarë, me pyetjen e parë do të jepja përgjigje.”, – u shpreh kryeministri, Hristijan Mickoski.

Rikonstruimi i Qeverisë, Durmishi: S’kam të dhëna për takimin e koalicionit

Për emrat e rinj në Qeveri është pyetur edhe ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi. Thotë se partnerët e koalicionit qeveritar vazhdimisht janë në bisedime për projekte të ndryshme, por s’ka informata konkrete mbi diskutimin e djeshëm. Mohon për lakimin e emrit të tij si pjesë e Qeverisë që po rikonstruohet.

“Liderët e VLEN-it, jo vetëm mbrëmë, kanë takime me partnerët e koalicionit, konkretisht me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe diskutojnë tema të ndryshme, diskutohet për programet, kadrovikun, diskutohen temat se si duhet që të funksionojë në të ardhmen, por konkretisht nuk kam informacione se çfarë është diskutuar mbrëmë.”, – deklaroi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Ditë më parë, zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, tha se janë dakorduar që në kuadër të koalicionit VLEN, pas largimit të Izet Mexhitit, i cili tashmë është kryetar i Çairit, të vijë zëvendësuesi i tij dhe se VLEN-i ka propozuar për të dytin e Qeverisë, Bekim Sali.

Po ashtu Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor t’i takojë kuadrit të LD-së, me të cilin ka udhëhequr Mexhiti.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Nëntor, 2025 15:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.