Qytetarëve të Shkupit do t’u ndalohet të hedhin mbeturina në kontejnerë nga ora 22:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit. Për mosrespektimin e këtij rregulli do të shqiptohet gjobë prej 50 eurosh.
Sipas autoriteteve, me këtë ndalim kontejnerët do të zbrazen më efikas dhe nuk do të krijohen deponi rreth tyre.
“Këtë praktikë e kam parë në Stamboll, ku ishte e lejuar hedhja e mbeturinave vetëm 15 minuta para orës 5 të mëngjesit. Në Tokio, gjithashtu, për secilin kamion që mbledh lloje të ndryshme të mbeturinave ka një orar të caktuar se kur nxirren dhe kur mblidhen. Shpresoj që kjo praktikë të përmirësohet edhe më shumë kur të vendosen kontejnerë të ndryshëm për selektim”, deklaroi Dame Dimitrovski, kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.
Ky vendim i kundërshtua nga partia “E Majta”, të cilët e quajtën propozimin si skandaloz.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
15 Nëntor, 2025 10:09 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.