Ali Ahmeti: Gjykata Speciale po gjykon sipas shpifjeve të Serbisë, jo sipas drejtësisë

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 12:05

Ali Ahmeti: Gjykata Speciale po gjykon sipas shpifjeve të Serbisë, jo sipas drejtësisë

Ish – drejtuesi i UÇK-së, njëherit kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka ritheksuar se po bëhet një padrejtësi e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar e që nisi para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, aty ku sot edhe do të protestohet për të kërkuar drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ahmeti teksa shpreh mbështetjen e pakursyer ndaj tyre, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë nuk po i gjykon ata mbi atë që është themeluar por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.

“Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.  Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të dhe dhe vendin e kanë në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se padrejtësia duhet të merr fund menjëherë.

“Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë! Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”, theksoi ai.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 12:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.