Skandali në shëndetësi, LSDM: Publikoni emrat e mjekëve dhe klinikave

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 14:59

Skandali në shëndetësi, LSDM: Publikoni emrat e mjekëve dhe klinikave

LSDM-ja opozitare edhe sot ka reaguar lidhur skandali e pacientëve të cilëve u është kryer intervenim në zemër pa pasur nevojë. Renata Mlladenovska nëpërmjet një konference për shtyp thekson që është e patolerueshme heshtja për këtë rast, duke drejtuar gishtin nga pushteti i cili sipas saj, po tenton ta fsheh. LSDM-ja insiston që të publikohet raporti i Komisionit që ka konstatuar gjetjet së bashku me emrat e mjekëve dhe klinikave të përfshira në këto operacione. Krahas kësaj, ata kërkojnë që të dorëzohen padi penale për përgjegjësit, ndërsa të dëmtuarve t’u ofrohet ndihmë psikologjike.

“Po fshihet nga opinioni, cilët mjekë kanë dhënë udhëzime për këto operacione dhe ende nuk është dorëzuar asnjë padi penale. Nuk mundet që keqpërdorimi i profesionit shëndetësor për profit të individëve kështu të trajtohet. Çfarë pritet? Sikur dikush po tenton ta fshehë këtë rast monstruoz. A po i jepet dikujt kohë që t’i mbulojë gjurmët, gjegjësisht të pastrohen dokumentet? Sjellja e këtillë nuk është në përputhje me një shtet transparent dhe serioz. Emocioni i skandalit është më i madh se numrat, pasi që bëhet fjalë për jetë njerëzish. Flasim për njerëz të cilët kanë përjetuar ferr dhe tani e kuptojnë se operacioni i tyre nuk ka qenë i nevojshëm. Se dikush i sheh si profit, si mjet për pasurimin e dikujt”, tha Renata Mlladenovska, LSDM. Burimi: Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 14:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.