Alisson Becker rikthehet në stërvitje, Liverpool shpreson për ndryshim në rezultate

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Nëntor, 2025 22:45

Alisson Becker rikthehet në stërvitje, Liverpool shpreson për ndryshim në rezultate

Portieri brazilian i Liverpoolit, Alisson Becker, është rikthyer në stërvitje me skuadrën pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushës për tetë ndeshje radhazi, raportoi Sky Sports. Gjatë mungesës së tij, portën e “të kuqve” e mbrojti Georgi Mamardashvili, por periudha pa Alissonin rezultoi e vështirë: katër nga pesë humbjet e Liverpoolit në kampionat erdhën pikërisht në këtë kohë.

Skuadra e Arne Slot aktualisht renditet në vendin e tetë të Premier League me 18 pikë, gjashtë më pak se liderët Arsenal. Para dëmtimit të 33-vjeçarit Alisson, Liverpool mbante vendin e parë në tabelë. Rikthimi i tij pritet të sjellë stabilitet dhe të rrisë shanset e ekipit për t’u rikthyer në garën për kreun.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Nëntor, 2025 22:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.