Juventus vazhdon të paguajë Thiago Mottan, trajneri refuzon oferta dhe pret fundin e sezonit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Nëntor, 2025 23:18

Juventus vazhdon të paguajë Thiago Mottan, trajneri refuzon oferta dhe pret fundin e sezonit

Juventusi nuk po shpëton dot nga kontrata e ish-trajnerit Thiago Motta, i cili u shkarkua në marsin e kaluar, por vazhdon të mbetet në listën e pagave të klubit bardhezi. Kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor 2027, duke i kushtuar klubit rreth 5.5 milionë euro bruto në sezon, ndërsa së bashku me pagat e stafit të tij shifra arrin në afërsisht 13.5 milionë euro bruto.

Sipas Tuttosport, Motta ka vendosur të qëndrojë jashtë deri në fund të sezonit, duke refuzuar së fundmi ofertën e Spartakut të Moskës, që kërkonte një trajner pas dorëheqjes së Dejan Stankoviç.

Emri i tij është përmendur edhe si kandidat për Atalantën (në rast largimi të Juriç), si dhe më herët është lidhur me Bayer Leverkusen, Monaco dhe Real Sociedad. Megjithatë, duket se Motta ka zgjedhur të përfitojë pagën nga Juventusi këtë sezon, pa marrë përsipër një projekt të ri.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Nëntor, 2025 23:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.