Karim Adeyemi drejt Serie A? Interi hap bisedimet me agjentin Jorge Mendes

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Nëntor, 2025 23:33

Karim Adeyemi drejt Serie A? Interi hap bisedimet me agjentin Jorge Mendes

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, mund të transferohet në Serie A gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas gazetës Bild, Interi ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, për të siguruar shërbimet e tij.

Kontrata e Adeyemit me Dortmundin skadon në qershor 2027, por bisedimet për rinovim kanë ngecur për shkak të kërkesës së tij për një klauzolë lirimi. Lojtari gjerman duket i gatshëm të largohet verën e ardhshme, duke synuar një klub të madh evropian.

Interes për 23-vjeçarin ka shfaqur edhe Manchester United, ndërsa në këtë sezon ai ka realizuar 3 gola dhe 5 asistime në 19 paraqitje zyrtare.

Nuk është hera e parë që emri i Adeyemit lidhet me Serie A, pasi gjatë vitit 2025 interes të fortë kanë treguar Juventusi, Milani, Napoli dhe Roma.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Nëntor, 2025 23:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.