Rozacea, sëmundja kronike e lëkurës që prek fytyrën dhe shpesh edhe sytë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Nëntor, 2025 23:11

Rozacea, sëmundja kronike e lëkurës që prek fytyrën dhe shpesh edhe sytë

Rozacea është një sëmundje kronike e lëkurës, relativisht e shpeshtë, e cila karakterizohet nga skuqje e fytyrës me ose pa puçrra të vogla të kuqe. Shkaqet e saj mbeten ende të panjohura, por simptomat janë të dallueshme dhe shpesh të bezdisshme për pacientët.

Shenjat kryesore të rozaceas

  • Skuqje e fytyrës, kryesisht në pjesën qendrore.
  • Enë të vogla gjaku të dukshme në hundë dhe faqe.
  • Puçrra të kuqe me qelb, të ngjashme me aknet.
  • Lëkurë e nxehtë dhe e ndjeshme.
  • Probleme me sytë: tharje, konjunktivit, blefarit (kapakë të skuqur, të enjtur e të irrituar).
  • Rreth 58% e pacientëve me rozacea kanë prekje të syve, madje në disa raste simptomat okulare shfaqen para atyre të lëkurës.
  • Ndryshime në hundë (rhinophyma) – trashje e lëkurës si pasojë e hipertrofisë së gjëndrave të yndyrës, më e shpeshtë tek meshkujt dhe në raste të rënda.

Çfarë duhet të kemi parasysh

  • Evitimi i faktorëve që e përkeqësojnë sëmundjen.
  • Aplikimi i kremit mbrojtës nga dielli me filtër mbi 30.
  • Mbrojtja e fytyrës në dimër me shall dhe shmangia e temperaturave shumë të larta në ambiente të brendshme.
  • Përdorimi i larësve delikatë dhe shmangia e produkteve që përmbajnë alkool apo substanca irrituese.

Rozacea nuk është thjesht një problem estetik, por një gjendje që kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe trajtim të përshtatshëm për të shmangur komplikimet.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Nëntor, 2025 23:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.