Mësimdhënësit po ankohen për probleme të shumta me ditarin e ri elektronik

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2025 16:10

Mësimdhënësit po ankohen për probleme të shumta me ditarin e ri elektronik

Punonjësit e shkollave fillore dhe të mesme të vendit po përballen me vështirësi të konsiderueshme kur bëhet fjalë për zbatimin e ditarit të ri elektronik, një pjesë kyçe e reformave arsimore në vend. Megjithëse synohet modernizimi i procesit mësimor, drejtorët dhe mësuesit theksojnë se ditari aktualisht është “gjysmak” dhe po shkakton pengesa serioze në punën e tyre të përditshme. Problematikat kryesore të ngritura nga drejtoresha Farije Kasami nga Tetova kanë të bëjnë me rënien e sistemit, vështirësi në përdorim dhe qasje e pamundur nga prindërit.

“Ankesat janë nga të gjithë mësimdhënësit por gjithashtu kemi edhe vështirësi që has administratorja e shkollës e cila ballafaqohet me atë problematikë. Tregon për vështirësitë që has në këto ndryshime që u bën tani në këto reforma, është mënyra pak më e vështirë në aspektin e punimit të ditarit elektronik, vendosjes së notave, shkruarjes së orëve, ka një pengesë shumë të madhe, çdo ditë arsimtarët ballafaqohen me këtë problematikë. Kemi informacione që vet prindërit nuk mund të kenë qasje në ditarin elektronik. Poashtu edhe mësimdhënësit shkruajnë orën dhe nuk mbahet mend ajo ora, humbet dhe sistemi bie kështu që gjithçka shkon në dëm”, tha Farije Kasami, drejtoreshë e sh.f “Liria” Tetovë.

Mësuesi Agim Rijani nga Kërçova thotë se përveç problemeve teknike, ditari elektronik ka edhe mangësi serioze në versionin shqip, duke nisur nga përkthimet e pasakta e deri te gabimet drejtshkrimore. Ai thekson se problemi nuk ndalet te gabimet gjuhësore. Procedurat për korrigjimin e gabimeve gjatë vendosjes së notave janë të stërzgjatura dhe të panevojshme.

“Ka disa gabime në përkthim edhe atë janë gabime qesharake. Për shembull, “Kulturë Qytetare” e kanë bërë “Kulturë Qytetare” “za sedmo odelenie”, domethënë përkthimet janë gjysmake. Gjithashtu edhe vendet janë të përkthyera jo në rregull, për shembull toponimet siç është Kërçova, në vend Kërçova është “Ki¬çeva”. Gabime drejtshkrimore gjithashtu, në grafën ku shënohet nota me shkrim dhe numerike, në vend të “nota” e kanë bërë “nita”. Gjithashtu në qoftë se ne bëjmë ndonjë gabim gjatë shënimit të notave procedura për ta ndryshuar gabimin është shumë e ndërlikuar. Për shkak të rrjetit në vendet rurale siç jam unë rrjeti bie shpesh dhe ne kemi has në vështirësi të tipit e shënon notën, ti mendon se nota nuk është shënuar e shënon edhe njëherë dhe të nesërmen të del nota dy herë e shënuar”, tha Agim Rijani, mësues, Kërçovë.

Nga Ministria e Arsimit thanë se janë marrë masa për të gjitha ankesat që tashmë kanë mbërritur në këtë dikaster duke shtuar se mësuesit kanë marrë udhëzime se si të veprojnë dhe sfidat janë kapërcyer. Sipas MASH disa terma në shqip janë korrigjuar. Aktualisht nuk ka asnjë problem me ditarin elektronike. Burimi: Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2025 16:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.