Alarm nga Holanda dhe Sllovakia: Vendi rrezikon vonesa pa reforma të menjëhershme

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2025 18:36 Përditësuar

Alarm nga Holanda dhe Sllovakia: Vendi rrezikon vonesa pa reforma të menjëhershme

Përforcimi i institucioneve dhe vazhdimi i rrugës euroatlantike është i mundur vetëm përmes realizimit të reformave dhe sundimit të së drejtës, ishte mesazhi kryesor në konventën nacionale për Bashkimin Evropian të organizuar në Kuvend. Ne jemi këtu për të ju ndihmuar thanë ambasadoret e Sllovakisë dhe Holandës. Duke i bërë thirrje që të mos humbë kohë, theksuan se Maqedonia urgjentisht duhet të ndërmarrë hapa dhe të realizojë reformat. Reformat në gjyqësor nuk guxojnë të vonohen më tepër thanë Hricova dhe Xhanel.

“E dimë mirë sa është e vështirë të forcohen institucionet por kjo është e mundur vetëm përmes reformave, e ku fsha kyçe është sundimi i së drejtës sepse kjo krijon besim tek qytetarët”, tha Iveta Hricova – Ambasadore e Sllovakisë.

“Tani është koha të veprohet dhe nuk guxojmë të humbim kohën e cila është e shtrenjtë. Prioritet i shtetit tim është që të shohë Ballkanin Perëndimor stabil dhe prosperitar”, u shpreh Iveta Hricova – Ambasadore e Sllovakisë.

Kreu i Kuvendit Afrim Gashi bëri të qartë se reformat nuk guxojnë të varen nga politikat ditore por edhe Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë që çështjet bilaterale të bëhen pengesë në këtë drejtim.

“Ju siguroj se interesi strategjik i Maqedonisë, definitivisht është i orientuar drejt BE-së. Integrimi nuk matet me shpejtësinë e procedurave por me besimin e qytetarëve në institucione. Asnjë çështje bilaterale nuk guxon të bëhet pengesë në rrugën tonë. Ky është moment për motivim e jo për presion. Integrimi nuk është luks por domosdoshmëri. Integrimi evropian nuk ndërtohet në Bruksel, por në Shkup, tek ne dhe në vendimet tona”, tha Afrim Gashi – Kryetar i Kuvendit.

Kreu i LSDM-së, e në këtë rast kryetar i këshillit nacional për euro integrim, Venko Filipçe paralajmëroi se nëse vendi nuk realizon reformat, ka gjasa që të kthehemi një hap prapa, respektivisht në procesin e skriningut.

“Është e qartë se rruga e vetme për të ecur përpara është integrimi evropian. Evident është vullneti i BE-së për zgjerim dhe nëse nuk i përshpejtojmë reformat, rajoni do të shkojë përpara pa neve. Në raportin e BE-së qartë është konstatuar se nuk ka reforma veçanërisht në gjyqësor. Nëse vazhdojmë kështu, nuk jam i sigurtë nëse BE përsëri nuk do të na kthejë në nivelin e skriningut”, u shpreh Venko Filipçe – Kryetar i Këshillit Nacional.

Konferenca u mbajt me theks të veçantë mbi planin e ri për rritje për Ballkanin Perëndimor i cili sjellë përfitime ekonomike por edhe obligime serioze. Në konferencë u hapën tre çështje kyçe për rritjen e besimit dhe solidaritetit në integrimet evropiane, për sundimin e së drejtës jashtë retorikave politike, si dhe për reforma ekonomike dhe lidhje rajonale të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Burimi: Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2025 18:36 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.